Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë, prapa një kordoni policësh të vendosur në hyrje.
Ky veprim vjen pas tensioneve të krijuara para Kuvendit të Kosovës, ku protestuesit po kërkojnë me ngulm që të miratohet edhe në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Specialen.
Protestuesit paralajmëruan se nuk do t’i lënë deputetët të dalin nga aty derisa të votohet ky projektligj.







