TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Drejtori i Policisë: Katër sulmet me armë ndaj policëve në kufi kanë ardhur nga territori i Serbisë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Drejtori i Policisë: Katër sulmet me armë ndaj policëve në kufi kanë ardhur nga territori i Serbisë

Mehmeti në konferencë për media, tha se sulmet kanë ardhur nga territori i Serbisë, drejt policëve kufitarë.

“Të shtënat kanë ardhë nga territori i Serbisë. Gjuajtjet kanë ndodh në distancë 200-300 metra. Ndërsa sot në mëngjes, rrth orës 7:40 janë sulmuar drejtpërdrejt, me grandaë e armë zjarri. Të dy veturat e policisë janë dëmtuar. Fatmirësisht nuk kemi të lënduar. Njësitë relevante janë duke hetuar vendin e ngjarjes.

Në të njëjtën konferencë për media, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se përveç tri sulmeve të ndodhura ditë më parë, edhe mëngjesin e sotëm ka ndodhur një tjetër, të cilin e cilësoi si akt terrorist.

“Sot rreth orës 07:40 ka ndodhur një sulm ndaj Policisë së Kosovës, të cilët kanë qenë duke shkuar për të realizuar ndërrimin në pikat kufitare. Ky sulm tashmë i faktuar me granatë dore dhe AK-47 si një akt terrorist, është bërë me qëllim të frikësimit të zyrtarëve policorë por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës. Grupe të ndryshme në tre ditët e fundit kanë realizuar katër sulme në atë zonë”, tha Sveçla.

Tutje, ai tregoi detaje edhe për sulmet e tjera.

“Sulmi i parë ka ndodhur duke vendosur iriqa metalikë në rrugën nacionale në kohën përafërisht të njëjtë me sulmin e sotëm, me qëllim që të pamundësojnë punën e Policisë së Kosovës dhe të njëjtën kohë ta rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e zyrtarëve të Policisë së Kosovës. Sulmi i dytë ka ndodhur me gjuajtje me gurë në veturën e Policisë së Kosovës. Sulmi i tretë tashmë është publik, ka ndodhur mbrëmë, ku në afërsi të portit policor i cili bën sigurimin e pengesave të rrugëve ilegale, është gjuajtur me armë zjarri. Dhe sot, siç thash edhe më herët, drejtpërdrejt janë goditë dy veturat të cilat transportonin zyrtarët policorë për në pikat kufitare. Ky ishte një ndërrim i rregullt i Policisë së Kosovës i cili ndodh në ora 08:00 dhe ky nga këto katër sulme kanë ndodhur në atë kohë”, u shpreh Sveçla.

Ministri Sveçla tutje shtoi se angazhimi i institucioneve të Kosovës që të ketë rend dhe ligj në çdo cep të vendit, është bërë pengesë për Serbinë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nushi: Ndryshimi i vetëm përmbajtësor në këto zgjedhje është futja e PSD-së në Kuvend

Nushi: Ndryshimi i vetëm përmbajtësor në këto zgjedhje është futja e PSD-së në Kuvend

Nushi: Opozita po e forcon Kurtin, Kosovës i duhet një opozitë që sfidon pushtetin

Nushi: Opozita po e forcon Kurtin, Kosovës i duhet një opozitë që sfidon pushtetin

Pozhari: Osmani po bëhet më rugoviste se ç’duhet, pa pasur asnjë foto me Rugovën

Pozhari: Osmani po bëhet më rugoviste se ç’duhet, pa pasur asnjë foto me Rugovën

Shkodra: U tentua të krijohej një betejë politike mes Osmanit dhe Kurtit

Emisioni “Info Nata” 03.06.2026

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

Maloku: Fushata në terren po zhvillohet normalisht, por rrjetet sociale janë të mbushura me manipulime

Maloku: Fushata në terren po zhvillohet normalisht, por rrjetet sociale janë të mbushura me manipulime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën