TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Donfried: BE-ja t’i nisë sa më parë bisedimet me Shkupin dhe Tiranën

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Donfried: BE-ja t’i nisë sa më parë bisedimet me Shkupin dhe Tiranën

Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, gjatë vizitës në Shkup, më 28 prill, i ka dhënë mbështetje Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, zyrtarja amerikane tha se i e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian, pasi vendi, sipas saj, i ka përfunduar të gjitha reformat e nevojshme për t’u anëtarësuar në BE.

“E kemi thënë tashmë dhe do ta përsërisim se ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian. Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht aspiratat tuaja dhe dëshirojmë që sa më shpejt të jetë e mundur të mbahet konferenca ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ju keni përfunduar detyra të vështira duke përmbushur reformat e nevojshme dhe meritoni të ecni përpara me shpejtësi”, deklaroi Donfried.

Ajo tha se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, do të kontribuojë për një stabilitet më të madh në Ballkan dhe një prosperitet më të madh në Evropë, ndërsa vlerësoi lart edhe mbështetjen që autoritetet maqedonase i kanë dhënë Ukrainës në luftën kundër agresionit rus.

“Ju jeni mbrojtësit e demokracisë dhe të sundimit të bazuar në rregulla. Ju qëndruat së bashku me partnerët ndërkombëtarë në mbështetje të popullit ukrainas. Ju e dini se sa e rëndësishme është liria dhe e keni vërtetuar shumë herë se jeni një partner i qëndrueshëm. Kjo është një kohë sfidash dhe mundësish. Maqedonia e Veriut ka treguar se është e aftë t’i mbrojë të drejtat e njeriut. Duhet të mbani ritmin e reformës, por keni dëshmuar se mund t’i përballoni sfidat”, theksoi Donfried.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, tha se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian paraqet politikë të sigurisë, andaj, sipas tij, anëtarësimi i rajonit në BE është i një rëndësie të jashtëzakonshme për sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe evropian.

“Askush nga ne nuk ka kohë për të humbur. Mungesa e përparimit në integrimin evropian mund të ketë pasoja për vendin tonë, si dhe për vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi u hap rrugën ndikimeve të dëmshme nga vendet e treta. Andaj, përshpejtimi i procesit integrues është me rëndësi të madhe, jo vetëm për ne, por edhe për partnerët tanë gjeostrategjik evropianë”, deklaroi Osmani.

Ai theksoi se me rëndësi për Maqedoninë e Veriut, por edhe rajonin është forcimi i bashkëpunimit me SHBA-në dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë, ndërsa përsëriti mbështetjen e Shkupit për Ukrainën në përballjen me pushtimin rus.

“Thellimi i bashkëpunimit me SHBA-në dhe forcimi i pranisë amerikanë në rajonin tonë është shumë i rëndësishëm, posaçërisht në kontekst të rreziqeve aktuale të sigurisë si pasojë e invazionit rus në Ukrainë. Jemi të bashkuar në përkrahjen dhe solidaritetin me popullin ukrainas duke dënuar qartë veprimet ushtarake ruse në këtë vend”, tha Osmani.

Ai bëri të ditur se në takimin me zyrtaren amerikane, Karen Donfried, janë dakorduar për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, nëpërmjet dialogut të ardhshëm strategjik, që do të mbahet më 2 qershor në Uashington.

Osmani tha se Maqedonia e Veriut do të jetë vendi i parë i Ballkanit Perëndimor që nis një partneritet strategjik me SHBA-në./REL

Tags: BEDonfriedShkupiTirana
ShareTweet

Postime të ngjashme

Polonia u kërkon qytetarëve të saj të largohen nga Irani “menjëherë”

Polonia u kërkon qytetarëve të saj të largohen nga Irani “menjëherë”

Gazetarët palestinezë rrëfejnë torturat dhe abuzimin sistematik në paraburgimet izraelite

Gazetarët palestinezë rrëfejnë torturat dhe abuzimin sistematik në paraburgimet izraelite

​PE mirëpret progresin e Shqipërisë: Thellim i reformave, zbatim i plotë i rekomandimeve për zgjedhjet

​PE mirëpret progresin e Shqipërisë: Thellim i reformave, zbatim i plotë i rekomandimeve për zgjedhjet

Spiropali kërkon lirimin e ish-krerëve të UÇK-së: Shqipëria, zë i fortë për të drejtën e Kosovës

Spiropali kërkon lirimin e ish-krerëve të UÇK-së: Shqipëria, zë i fortë për të drejtën e Kosovës

Nazmi Gripshi kalon në kampionatin rus, nënshkruan me Rubin Kazanin

Nazmi Gripshi kalon në kampionatin rus, nënshkruan me Rubin Kazanin

Osmani në kërkim të mandatit të dytë, Pozhari: Bordi i Paqes i ka ardhur si një mundësi ideale

Osmani në kërkim të mandatit të dytë, Pozhari: Bordi i Paqes i ka ardhur si një mundësi ideale

Osmani: Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane

Osmani: Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane

Trump lëvdata për Osmanin, Maloku vlerëson se edhe Kurti do të ndryshojë qasje

Trump lëvdata për Osmanin, Maloku vlerëson se edhe Kurti do të ndryshojë qasje

“Këndi i Debatit” 19.02.2026

“Këndi i Debatit” 19.02.2026

Përkundër polemikave, Prishtina përfshihet në buxhetin e vitit 2026

Përkundër polemikave, Prishtina përfshihet në buxhetin e vitit 2026

Presidenca organizon disa aktivitete në 19-vjetorin e vdekjes së Rugovës

Edhe dy javë afat për zgjedhjet e presidentit, njohësit vlerësojnë se edhe opozita duhet të ketë kandidat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën