TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Doktori kosovar rrëfen momentin më të rëndë që kishte përjetuar gjatë kohës së luftës

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Doktori kosovar rrëfen momentin më të rëndë që kishte përjetuar gjatë kohës së luftës

Krasniqi rrëfeu edhe për kohën kur kishin filluar sulmet ndaj familjes Jashari nga forcat serbe, gjatë vitit 98.

“Gjatë vitit 98 kur filluan sulmet në familjen Jashari ndërkohë filluan me ardh edhe të sëmurët gjegjësisht të plagosurit nga zonat e luftës, ku në atë kohë kam qenë duke punuar në Spital dhe prej 98, ka filluar me ardh numri i madh i pacientëve të plagosur, dhe edhe pse se ishim numër i vogël i të punësuarve shqiptarë, për shkak se serbët në fillim të viteve të 90 kanë filluar të ulnin numrin e shqiptarëve, atëherë u dashtë të angazhohemi sa më shumë në mënyrë që t’i trajtojmë sa më mirë pacientët tonë sepse na u dhimbke në shpirt çka u bojshin këtyre pacientëve”, tha Krasniqi.

Doktori kosovar po ashtu ka shkruar dy libra, në të cilat ka të listuar të gjithë pacientët e tij që kishte pasur asokohe në QKUK. Krasniqi shtoi se pacientët detyroheshin nga forcat serbe të thonin se janë plagosur prej NATO-s.

“Unë kam pa tu dhënë lajme kinse i kanë plagosë NATO këta pacientë, e në realitet i kemi pa që i kanë gjuajtur serbët, policia dhe ushtria, dhe nuk janë kanë prej NATO-s, mirëpo në Televizion pacientët u dashtë me thanë prej NATO-s, përndryshe u është thënë që nëse nuk thoni kështu do ju mbysim krejt. Kështu që, janë detyruar me thanë edhe gjëra të cilat nuk kanë qenë reale, por me shpëtu fëmijët, sidomos te fëmijët, sepse tha se trajtimi ka qenë vulgar, duke ju shkaktu dhimbje pa anestezion”, shtoi ai.

Krasniqi po ashtu tregoi edhe një nga ngjarjet më të rënda që ka përjetuar ai, duke treguar se forcat serbe i cilësonin disa shqiptarë si terroristë.

“Shumë ka për me fol për të rëndë, por kam momente kur përshembull Muhamet Kiçina i plagosur në Drenas e kanë sjellë e kemi operuar me profesor Sadri Bajraktari, dhe pas pak ditësh e kanë marrë forcat serbe me largu prej aty. Na kanë thanë me nënshkru se duhet me dërgu në burg. Nuk kemi lejuar me nënshkru për me shku në burg, mirëpo nuk na kanë pyet fare. I kanë nënshkruar nga disa serbë tjerë dhe e kanë marrë dhe e kanë dërgu në Serbi. Aty gjatë marrjes së tij jemi taku afër liftit, dhe isha me rroba për me shku në sallë, mirëpo ai serbi i cili deshti me marr i thashë, Muhamet mos ki gajle se mirë ka me u bo, dojshim me i thanë zemër mos me u tut dhe baba i tij ishte afër tu e pa se çka po bëhet me djalin e tij. Pacienti ka qenë 26-vjeçar, aty diku. Kur deshtën me marrë, i thash mos ki gajle, kur ja nisi me m’sha polici civil.. tha pse po flet me terrorista.. deri në vitin 2000 kur më ka lajmëruar prej burgit dhe më ka dërguar një paqetë cigare si shenjë falendërimi.. dhe më pas pas një viti është liruar dhe e kam pa dhe kemi biseduar se si ka ndodh ngjarja”, shtoi Krasniqi. /Teve1.info/

Tags: Lufta ne Kosovepacientë
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vazhdojnë pritjet në kufi – Gjendja aktuale në pikat kryesore kufitare

Rikthehen kolonat në pikat kufitare – Deri në 90 minuta pritje për të dalë nga Kosova

Kryeprokurori Kryeziu: 39 të arrestuar nën dyshimin për dallavere në BKS, aksioni ka përfshirë gjithë territorin e Kosovës

Kryeprokurori Kryeziu: 39 të arrestuar nën dyshimin për dallavere në BKS, aksioni ka përfshirë gjithë territorin e Kosovës

Komuna e Prishtinës njofton se rrugët janë kryesisht nën kontroll

Komuna e Prishtinës njofton se rrugët janë kryesisht nën kontroll

Malaj për qytetarët nga Shqipëria: Udhëtoni të përgatitur dhe shijoni Kosovën në mënyrë të sigurt

Forcat izraelite vrasin një vajzë 11-vjeçare në Gaza

Sot pritet të arrijnë edhe 3,185 pakot me fletëvotime, numërimi i tyre planifikohet të fillojë rreth orës 19:00

Sot pritet të arrijnë edhe 3,185 pakot me fletëvotime, numërimi i tyre planifikohet të fillojë rreth orës 19:00

Përfshihet nga zjarri një depo në Prishtinë, rasti po hetohet

Përfshihet nga zjarri një depo në Prishtinë, rasti po hetohet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën