TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dogana kalon 1.5 miliardë euro të hyra

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Dogana kalon 1.5 miliardë euro të hyra

Dogana e Kosovës ka përmbyllur raportin e të hyrave me 1.5 miliardë euro.

Përmes një njoftimi të doganës, thuhet se ky rezultat është edhe një rekord tjetër i shënuar për këtë periudhë.

Tutje, në njoftim thuhet se të hyrat sivjet tejkalojnë të hyrat për të njëjtën periudhë me 124 milionë apo 9 për qind më shumë të hyra.

“Dogana e Kosovës gjithashtu është duke shënuar rezultate shumë pozitive edhe në luftimin e ekonomisë jo-formale dhe mbrojtjen e shoqërisë nga mallrat e ndaluara. Edhe raporti i fundit për vendin nga Komisioni Evropian ka theksuar performancën e mirë të Doganës së Kosovës në disa fusha të rëndësishme, ndërsa që kryesore është theksi për performancën e mirë në luftimin e krimit të organizuar dhe kontributi në kuadër të Reformave të Qeverisë në luftimin e ekonomisë jo-formale”, thuhet në njoftimin e doganës.

Po ashtu, dogana ka bërë të ditur se kanë trajtuar çështjet e keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe korrupsionit.

“Ne gjithashtu kemi trajtuar me efikasitet çështjet e keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe korrupsionit, duke synuar që të avancojmë integritetin e organizatës si dhe orientimin në shërbim. Dogana e Kosovës është mirënjohëse për përkrahjen e pa rezervë nga Qeveria në efikasitetin e deritanishëm dhe po ashtu çmojmë përkrahjen e partnerëve tanë si Ambasada e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Zyrës së BE-së në Prishtinë, projektet e GIZ-it gjerman dhe organizatat ndërkombëtare të cilët janë duke na ndihmuar në avancimin e kapaciteteve. Kontributi dhe bashkëpunimi me komunitetin e bizneseve si dhe me publikun ka qenë I rëndësisë kritike për rezultatet tona të deritanishme, andaj ky bashkëpunim mbetet në qendër të vëmendjes sonë, me qëllim që të promovojmë vlerat e mirëbesimit dhe të avancojmë me shërbimet, ku kryesore mbetet transformimi digjital dhe në përgjithësi lehtësirat tregtare”, thuhet tutje në njoftim.

Njëherit, janë shprehur mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme nga Qeveria e Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zbulohet pllakë përkujtimore, Drenica i nderon veteranët e fshatit Kuçicë

Zbulohet pllakë përkujtimore, Drenica i nderon veteranët e fshatit Kuçicë

Punimet në sheshin “Xhorxh Bush” po rrezikojnë qytetarët

Punimet në sheshin “Xhorxh Bush” po rrezikojnë qytetarët

Thaçi nis fjalën përfundimtare në Hagë

Në rasti dënimi, çfarë kërkon mbrojtja e Thaçit nga trupi gjykues?

Tahiri-Beqa: Takimet e Kurtit me opozitën, më shumë për imazh sesa për zgjidhje konkrete

Tahiri-Beqa: Takimet e Kurtit me opozitën, më shumë për imazh sesa për zgjidhje konkrete

Zbulohet pllakë përkujtimore, Drenica i nderon veteranët e fshatit Kuçicë

Zbulohet pllakë përkujtimore, Drenica i nderon veteranët e fshatit Kuçicë

Sulmet izraelite vrasin të paktën 12 palestinezë në Gaza, mes shkeljeve të reja të armëpushimit

Sulmet izraelite vrasin të paktën 12 palestinezë në Gaza, mes shkeljeve të reja të armëpushimit

Trump thotë se iranianët “duan të dëgjojnë bomba sepse duan të jenë të lirë”

Trump thotë se iranianët “duan të dëgjojnë bomba sepse duan të jenë të lirë”

​VLEN: Protesta e studentëve flet për dështimin e atyre që me vite kishin pushtetin

​VLEN: Protesta e studentëve flet për dështimin e atyre që me vite kishin pushtetin

​BDI pas protestës së studentëve në Shkup: Politikë e organizuar për dobësimin e gjuhës shqipe në institucione

​BDI pas protestës së studentëve në Shkup: Politikë e organizuar për dobësimin e gjuhës shqipe në institucione

Trump pranon se SHBA armatosi protestuesit në Iran gjatë demonstratave antiqeveritare

Trump pranon se SHBA armatosi protestuesit në Iran gjatë demonstratave antiqeveritare

Trumpi vendos afat përfundimtar ndaj Teheranit, e quan propozimin iranian “jo të mjaftueshëm”

Trumpi vendos afat përfundimtar ndaj Teheranit, e quan propozimin iranian “jo të mjaftueshëm”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën