TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Dobitë shëndetësore nga vaji i arrës

nga tëvë1
10 muaj më parë
0
A A
Dobitë shëndetësore nga vaji i arrës

Vaji esencial i arrës është një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore Omega-3.

Ky vaj përmban një sasi të lartë të fitoushqyesve dhe është një burim i konsiderueshëm i fosforit, seleniumit, zinkut, magnezit, kalciumit dhe hekurit.

Ai ofron një sasi thelbësore vitaminash B2, B1, B3 së bashku me niacinën dhe vitaminën E.

Vaji i arrës mund të konsumohet, edhe pse ai gjen më pak përdorim në gatim në krahasim me vajrat e tjerë. Ky vaj ka një aromë dhe shije delikate dhe një ngjyrë të çelët.

Vlerat ushqimore

Në një racion prej 220 gramësh (ose një gotë) të vajit të arrave do të përfitoni 218 gramë yndyrna totale, 32.7 mg vitaminë K, 0.87 mg vitaminë E dhe 0.9 mg kolinë.

Duke qenë se vaji i arrës është një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore Omega-3, ai është mjaft i dobishëm në përdorimet estetike dhe ato mjekësore.

Vaji i arrës përmirëson qarkullimin e gjakut, duke luftuar bakteret, mykun, inflamacionin, plakjen, duke përmirësuar tonalitetin e lëkurës dhe rigjeneruar atë.

  1. Trajtimet kundër stresit

Arrat dhe vaji i tyre i vijnë në ndihmë organizmit duke luftuar stresin.

Ky vaj përmban yndyrna polio-të-pangopura që ndihmojnë në kontrollimin e tensionit të gjakut. Studimet kanë treguar që acidet yndyrore Omega-3 ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe inflamacionit në përgjithësi.

Vaji i arrës ka gjithashtu aftësinë të ulë tensionin e gjakut gjatë goditjeve të stresit.

  1. Shëndeti kardiovaskular

Vaji i arrës ndihmon në uljen e rreziqeve të shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare, pikërisht falë aftësisë për uljen e kolesterolit.

Ky vaj ndihmon organizmin duke eliminuar kolesterolin e keq nga organizmi.

Studimet thonë që vaji i arrës ndihmon në ruajtjen e funksioneve të enëve të gjakut dhe shëndetit të qelizave që garantojnë shëndetin kardiovaskular.

  1. Në ndihmë kundër alergjive

Nëse femrat shtatzënë marrin vajin e arrave në formën e një suplementi, atëherë fëmijët e tyre do të jenë më pak të rrezikuar nga alergjitë. Studimet klinike thonë se vaji i arrës zhvillon dhe forcon shpejt sistemin imunitar. Rrjedhimisht funksionet imunitare tek foshnja do të jenë më të forta dhe rreziqet e shfaqjes së alergjive, më të ulëta.

  1. Kurë për sklerozën

Studimet klinike thonë se konsumimi i rregullt i vajrave të pasur me Omega-3 ndihmon në uljen e shanseve të shfaqjes së sklerozës me 60 përqind, në krahasim me ata që nuk konsumojnë këto vajra rregullisht. Gjithsesi studimet për këtë çështje vazhdojnë akoma.

Si të përgatisni vajin e arrës në kushtet e shtëpisë

Blini dy deri në tre kilogramë arra, të freskëta, të thata dhe të paqëruara.

Nëse është e mundur mblidhini vetë nga pema kur janë akoma të njoma dhe thajini. Qërojini arrat dhe vendosini në një enë të pastër. Më pas shtypini dhe grijini hollë, deri sa të bëhen pluhur.

Në një tenxhere, hidhni pluhurin e arrave, shtoni pak ujë dhe vendoseni në zjarr.

Përzijeni vazhdimisht për 30 minuta deri sa të bëhet qull. Shtrydhja duhet bërë manualisht me një napë ose nëpërmjet një aparature të posaçme e njëjtë me ato të grirjes së mishit, por që ka funksion të veçantë për nxjerrjen e vajit.

Në të dyja rastet, masa e përftuar nga zierja e arrave duhet shtrydhur dhe me sasinë që përmendëm do të nxirrni deri në 1 litër vaj arrash.

Sasia e përftuar varet nga cilësia e arrave. Gjëja e fundit që ju nevojitet të bëni është të filtroni vajin.

Merrni sërish një napë dhe hidheni vajin të kullojë në një enë të pastër. Hidheni vajin në enë të vogla qelqi me ngjyrë të errët. Përdorni etiketa ku të shkruani datën e presimit të vajit. Mbani vajin në frigorifer për deri në 2-3 muaj./AgroWeb.org/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Si të krijoni një përshtypje të mirë që në sekondat e para

Si të krijoni një përshtypje të mirë që në sekondat e para

Pse është i rëndësishëm gjumi cilësor?

Pse është i rëndësishëm gjumi cilësor?

Si po e vret telefoni juaj krijimtarinë tuaj?!

Si po e vret telefoni juaj krijimtarinë tuaj?!

Disa modele për flokë perfekt në plazh

Disa modele për flokë perfekt në plazh

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar

Krasniqi thotë se konstituimi i Kuvendit mund të bëhet të hënën nëse Limaj propozohet për kryeparlamentar

Krasniqi thotë se konstituimi i Kuvendit mund të bëhet të hënën nëse Limaj propozohet për kryeparlamentar

“InfoNata” 18.07.2025

“InfoNata” 18.07.2025

Sveçla: Veprimtaria e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” do të ndëshkohet sipas legjislacionit

Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë

Leverkusen turpërohet nga juniorët e Flamengos, Ten Hag debuton me humbje

Leverkusen turpërohet nga juniorët e Flamengos, Ten Hag debuton me humbje

Shefi i Mossadit kërkon ndihmën e SHBA-së për zhvendosjen e palestinezëve

Shefi i Mossadit kërkon ndihmën e SHBA-së për zhvendosjen e palestinezëve

Qazim Laçi do të luajë në Turqi, gati nënshkrimi me Rizesporin

Qazim Laçi do të luajë në Turqi, gati nënshkrimi me Rizesporin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X