TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve të Pafajshëm – viktima të agresionit

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
​Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve të Pafajshëm – viktima të agresionit

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve të Pafajshëm – Viktima të Agresionit, është festë e përvitshme që zhvillohet çdo vit më 4 qershor për të njohur dhimbjen që vuajnë fëmijët në mbarë botën, të cilët janë viktima të abuzimit fizik, psikik dhe emocional.

Kjo gjithashtu është edhe një nxitje për një riangazhim të komunitetin ndërkombëtar drejt synimit për t’i dhënë fund të gjitha formave të dhunës ndaj fëmijëve.

Shënimi i kësaj dite fillimisht është motivuar nga Lufta e Libanit të vitit 1982, ku viktima të agresionit nga forcat izraelite kanë qenë një numër i madh i fëmijëve të pafajshëm libanezë dhe palestinezë. Miratimi i kësaj dite është bërë pak më vonë në një takim të jashtëzakonshëm të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 19 gusht 1982, që është thirrur për shkak të frikës nga numri gjithnjë e në rritje i viktimave civile, duke përfshirë edhe fëmijët.

Sot, dita fokusohet te fëmijët në mbarë botën që janë viktima të pafajshme të agresionit, dhunës dhe abuzimit.

Realiteti i hidhur është se në situatat ku ndodhin konflikte të armatosura, anëtarët më të cenueshëm të shoqërive – domethënë fëmijët – janë më të prekur nga efektet e luftës. Gjashtë veprat penale më të zakonshme janë rekrutimi dhe përdorimi i fëmijëve në luftë, vrasjet, dhuna seksuale, rrëmbimet, sulmet në shkolla dhe spitale dhe refuzimi i qasjes humanitare.

Fatkeqësisht, fëmijët janë ndër viktimat më të pafajshme të dhimbjes dhe vuajtjes. Në mbarë botën, shumë fëmijë jetojnë në zona, ku lufta dhe konfliktet janë pjesë e rutinës së tyre të përditshme, shkruan KP.

Sipas statistikave të fundit, 536 milionë fëmijë jetojnë në vende të prekura nga konflikti apo fatkeqësia. Rreth 50 milionë fëmijë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. Kur këta fëmijë zhvendosen, kjo rrit ndjeshmërinë e tyre ndaj dhunës dhe shfrytëzimit. Edhe pse është e vështirë të përcaktohet numri i saktë i fëmijëve ushtarë, sipas UNICEF-it, rreth 300,000 fëmijë në mbarë botën janë fëmijë ushtarë. Këtu përfshihen jo vetëm fëmijët e frontit që kanë armë në duar, por edhe fëmijët që në çfarëdo mënyre janë të kushtëzuar për të qenë pjesë e organizatave ushtarake. Kjo ndodh kryesisht për faktin se këta fëmijë mbeten jetimë ose ndahen nga familjet e tyre. Abuzimi emocional, fizik, seksual dhe mendor është gjithashtu një realitet për miliona fëmijë në mbarë botën.

Çdo vit rreth 200 milionë fëmijë janë viktima të dhunës seksuale. Edhe pse sulmet ndaj të miturve janë të ndaluara sipas ligjeve të luftës, realiteti është se ata në fund të fundit janë pjesa e popullsisë që vuan më shumë. Përveç ekspozimit ndaj dhunës seksuale, rrëmbimeve dhe vrasjeve, shumë fëmijë rekrutohen si ushtarë dhe të tjerë mbeten pa asnjë ndihmë humanitare.

Sipas UNICEF-it, rreth gjysma e 3.6 milionë njerëzve të vrarë në konfliktin e viteve 1990 kanë qenë të mitur dhe qindra mijëra fëmijë janë detyruar të dëshmonin ose të merrnin pjesë në dhunë. Për më tepër, shumë prej tyre detyrohen të bëhen skllevër seksi ose të jenë shërbëtorë, lajmëtarë ose spiunë.

Përvoja e fëmijës si viktimë ose dëshmitar i një krimi mund të ketë efekte negative (pasoja fizike dhe psikologjike) në shkollimin e tij, marrëdhëniet me bashkëmoshatarët dhe familjen, aftësinë e tyre për të komunikuar dhe sjelljen e përgjithshme, gjë që e bën gjendjen edhe më shqetësuese. Fëmijët janë më të cenuarit dhe më të pafuqishmit, ata nuk dinë për ditët dhe rezolutat ndërkombëtare, por e dinë se duan të jenë të sigurt dhe të lumtur. Për lumturinë dhe mbrojtjen e tyre janë të detyruar të kujdesen të rriturit, të cilët fatkeqësisht vazhdimisht dështojnë, si në këtë, ashtu edhe në shumë konflikte të tjera ushtarake.

Tags: Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve të Pafajshëmkombet e bashkuaraViktimat e agresionit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vazhdon greva e punëtorëve në muzeun më të vizituar të botës

Vazhdon greva e punëtorëve në muzeun më të vizituar të botës

Arrestohet djali i çiftit të njohur të Hollivudit që u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre

Arrestohet djali i çiftit të njohur të Hollivudit që u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre

Ndahet çmimi për dramën origjinale shqipe, “Katarina Josipi”

Ndahet çmimi për dramën origjinale shqipe, “Katarina Josipi”

Regjisori i njohur i Hollivudit dhe gruaja e tij gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre

Regjisori i njohur i Hollivudit dhe gruaja e tij gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre

Zakonet e mëngjesit që po ju prishin gjumin!

Zakonet e mëngjesit që po ju prishin gjumin!

Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Nimani: Synojmë gjashtë deputetë në Kuvend, pastaj bashkimin e forcave me PDK-në

Nimani: Synojmë gjashtë deputetë në Kuvend, pastaj bashkimin e forcave me PDK-në

Berisha: Propaganda e VV-së e paarritshme te AAK-ja, nuk biem në pallavra politike

Berisha: Propaganda e VV-së e paarritshme te AAK-ja, nuk biem në pallavra politike

Emisioni “Info Nata” 19.12.2025

Emisioni “Info Nata” 19.12.2025

Hamza premton paga dhe pensione 50% më të larta, sfidon kritikat e Kurtit

Hamza premton paga dhe pensione 50% më të larta, sfidon kritikat e Kurtit

Osmani: Gjenocidi i Millosheviqit shkaktoi dhimbje të thella që s’do të shuhet kurrë

Osmani: Lajmet e mira për Kosovën s’do të ndalen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën