TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Dita kundër pirjes së duhanit, Inspektorati sanitar me rekord të kontrolleve

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
​Dita kundër pirjes së duhanit, Inspektorati sanitar me rekord të kontrolleve

Inspektorati sanitar gjatë periudhës janar-maj 2024 ka shqiptuar rreth 2 mijë gjoba për personat që shkelin ligjin për kontrollin e duhanit.

Në lidhje me konsumin e duhanit, nga muaji prill të këtij viti ka hyrë në fuqi edhe zbatimi i udhëzimit administrativ për fotot që duhet të jenë në pakotë e duhanit, të cilat vetëdijesojnë duhanpirësit për rreziqet që sjell konsumi i duhanit, ku të gjitha subjektet në Kosovë kanë filluar të zbatojnë një gjë të tillë.

Kryeinspektori sanitar në Kosovë, Ibrahim Tërshnjaku thotë se kanë kryer rekord të numri të inspektimeve brenda dhjetë vjetëve të fundit, duke shqiptuar gjoba nga 50 deri në 3 mijë euro. Ai e konsideron shqetësuese edhe faktin se 30 për qind e përdoruesve të duhanit janë persona të mitur.

“Inspektorati sanitar ka shqiptuar 1.740 gjoba vetëm për këtë periudhë kohore, është duke bërë kontrolle të vazhdueshme në kohë të ndryshme dhe qe nga muaji prill ka hyrë në fuqi zbatimi i udhëzimit administrativ për fotografitë, ku të gjitha subjektet në Kosovë kanë filluar të zbatojnë një gjë të tillë. Shuma e gjobës në bazë të ligjit fillon nga 50 euro deri në 3 mijë euro, është rekord i kontrolleve, asnjëherë deri më tani nuk kemi bërë kontrolle me numër më të madh, është numër rekord për 10 vjet”, ka thënë Tërshnjaku për KP.

Drejtori i Klinikës së Pulmologjisë në QKUK, Musa Hoxha tregon se gjatë sezonit dimëror ka më shumë vizita në klinikë për shkak të problemeve shëndetësore të pacientëve të cilët konsumojnë duhan.

“Në statistikat tona kemi gjithmonë nga 10 pacientë me kancer pulmonar, nëntë rezultojnë duhanpirës. Është shumë i dëmshëm edhe për moshat e reja, por edhe te gratë sidomos te shtatzënat. Lindja e një fryti do të jetë me peshë rreth 200 gramë më pak dhe ka probleme më të mëdha të sistemit të respiratorit tek ato foshnje. Muajve të dimrit kemi përkeqësime shumë më të mëdha, kemi gjatë ditës rreth 60-70 vizita ambulatore që numri më i madh janë këto probleme”, ka thënë Hoxha.

Ndryshe, çdo vit më 31 maj Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe partnerët e saj organizojnë Ditën botërore pa duhan me qëllim të ngritjes së vetëdijesimit nga rreziku që sjell përdorimi i duhanit, si dhe ndërmarrja e politikave efektive me qëllim uljen e përdorimit të tij.

Tags: InspektoratiMusa Hoxhapirja e duhanit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tëvë1 përfaqëson Kosovën në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel

Tëvë1 përfaqëson Kosovën në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel

Abdixhiku mban takim me 84 nëndegët e LDK-së në diasporë: Ejani masivisht më 28 dhjetor, na pret një betejë e madhe

Abdixhiku: Sekti i VV-së do të manipulojë votën e diasporës – mërgata s’mashtrohet më

Vdes kryetari i parë i Deçanit, Mehmet Bojkaj

Vdes kryetari i parë i Deçanit, Mehmet Bojkaj

Numërohen votat e para për Asamblenë e Prishtinës – këto janë rezultatet e fundit

​24 subjekte politike aplikuan për zgjedhje, ja kur duhet t’i dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë

Hasanaj shpallet “Ylli i Javës”

Forcat izraelite vazhdojnë bastisjet në Bregun Perëndimor, një person i plagosur

Mbyllen shkollat ndërsa bastisjet izraelite rikthehen në Bregun Perëndimor

Vdes kryetari i parë i Deçanit, Mehmet Bojkaj

Vdes kryetari i parë i Deçanit, Mehmet Bojkaj

Numërohen votat e para për Asamblenë e Prishtinës – këto janë rezultatet e fundit

​24 subjekte politike aplikuan për zgjedhje, ja kur duhet t’i dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë

Rifat Jashari feston ditëlindjen, Ramush Haradinaj i uron me mesazh të veçantë

Rifat Jashari feston ditëlindjen, Ramush Haradinaj i uron me mesazh të veçantë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën