TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dita e Shëndetit Oral

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
1
A A
Dita e Shëndetit Oral

Kjo është një ditë ndërkombëtare e përcaktuar nga Federata Dentare Botërore që nga viti 2013.

Qëllimi i kësaj dite është për të promovuar ndërgjegjësimin botëror për çështjet rreth shëndetit oral dhe rëndësinë e higjienës së gojës.

Dentisti i fëmijëve Xheladin Ujkani, njëherit udhëheqës i projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit Oral, kërkon nga qeveria, përkatësisht nga Ministria e Shëndetësisë, që vizitat e fëmijëve te dentisti të bëhen të detyrueshme para moshës tre vjeçare.

Duke marrë parasysh se dhëmbët e qumështit kompletohen para moshës tre vjeçare, nëse jo më herët, kjo do të duhej të ishte mosha më e përshtatshme për vizitën e parë te dentisti dhe kjo të ndodhë edhe në rastet kur të gjithë dhëmbët janë të shëndoshë. Në rastet tjera, vizitat të bëhen edhe më herët. Prindërit duhet të jenë ndërmjetësues të krijimit të raporteve miqësore në mes të fëmijëve të tyre dhe dentistëve, thotë Ujkani.

Në hulumtimin e fundit, Ujkani është fokusuar tek mosha mesatare dhe vlerësimi i gjendjes së shëndetit oral tek fëmijët që kanë vizituar dentistin për herë të parë. Mosha mesatare e fëmijëve ka rezultuar të jetë mosha pesë vjeçare, ndërsa mesatarja e dhëmbëve të prishur tek ky grup i fëmijëve ka qenë mbi dhjetë dhëmbë të prishur.

Sipas Ujkanit, implementimit të këtij programi për vizitat e detyrueshme të fëmijëve te dentisti, duhet t’i paraprijë fillimi i implementimit të ligjit për sigurime shëndetësore dhe trajnimi i stomatologëve për punë me fëmijë.

Po ashtu, dentisti i fëmijëve kërkon edhe nga Ministria e Arsimit që gjatë regjistrimit të fëmijëve në klasën e parë, të kërkojnë nga prindërit edhe konfirmimin për gjendjen e dhëmbëve, sidomos mollarëve të parë të përhershëm të cilët fillojnë të dalin rreth moshës pesë-gjashtë vjeçare, në fund të harqeve të dhëmbëve të qumështit.

Nga Ministria e Arsimit kërkon edhe ndalimin e futjes së ushqimeve të dëmshme në objektet shkollore, sidomos ushqimet me shumë krip, shumë sheqer dhe pijet e gazuara e po ashtu edhe investimin në ndërtimin e kuzhinave në brendësi të objekteve shkollore, ku fëmijët do të kishin mundësi të ushqehen shëndetshëm. Kjo do të ndikonte në ruajtjen e shëndetit të dhëmbëve, shëndetit të pëgjithshëm dhe në sigurinë e tyre./KSP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani takon mërgatën në Zvicër: Secili prej tyre na bën krenar, jemi pafundësisht falënderues për mbështetjen e tyre

Osmani takon mërgatën në Zvicër: Secili prej tyre na bën krenar, jemi pafundësisht falënderues për mbështetjen e tyre

Arrestohet 37-vjeçari për dhunë në familje në Kaçanik

​Arrestohen dy persona të kërkuar nga Gjykata në Ferizaj

KFOR kryen patrullime në disa komuna të Kosovës: Aktivitetet forcojnë koordinimin dhe ndërveprimin mes njësive

KFOR kryen patrullime në disa komuna të Kosovës: Aktivitetet forcojnë koordinimin dhe ndërveprimin mes njësive

Hapësirë e kthyer në deponi ilegale – Banorët e “Kodrës së Trimave” në hall me mbeturinat

Hapësirë e kthyer në deponi ilegale – Banorët e “Kodrës së Trimave” në hall me mbeturinat

Protesta në Tiranë përfundoi por tensionet vazhdojnë, deputetët e PD’së përplasën me policët në stacion

Protesta në Tiranë përfundoi por tensionet vazhdojnë, deputetët e PD’së përplasën me policët në stacion

Tifozët e Pejës kthehen kundër klubit, akuzojnë kryesinë

Go+ Peja përjashtohet nga ENBL, gjobitet me 25 mijë euro dhe rrezikon ndalim pjesëmarrjeje në të ardhmen

​Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi rifillojnë javën e ardhshme

​Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi rifillojnë javën e ardhshme

Osmani takon mërgatën në Zvicër: Secili prej tyre na bën krenar, jemi pafundësisht falënderues për mbështetjen e tyre

Osmani takon mërgatën në Zvicër: Secili prej tyre na bën krenar, jemi pafundësisht falënderues për mbështetjen e tyre

Bora kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës

Peja në krizë të thellë, e befason Bora në Karagaq

Sigal Prishtina harron krizën, u kthehet rezultateve pozitive

Sigal Prishtina harron krizën, u kthehet rezultateve pozitive

Arrestohet 37-vjeçari për dhunë në familje në Kaçanik

​Arrestohen dy persona të kërkuar nga Gjykata në Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën