TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dita e madhe, Kosova luan ndaj Sllovenisë në kërkim të lavdisë

by tëvë1
10 muaj ago
1
A A
Dita e madhe, Kosova luan ndaj Sllovenisë në kërkim të lavdisë

Kombëtarja e Kosovës në futboll është gati për ndeshjen shumë të rëndësishme me Slloveninë.

Ndeshja zhvillohet të shtunën prej orës 20:45 në stadiumin “Stozhice” në Lubjanë, ndërsa është vendimtare në garën e Grupit B të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

“Dardanët” synojnë pikë për ta siguruar plejofin e kualifikimeve për Botërorin e vitit të ardhshëm. Kualifikimi në plejof do të ishte sukses historik për Dardanët.

Por varësisht nga rezultati i ndeshjes tjetër të së shtunës mbrëma, Zvicër – Suedi, Kosova mund të synojë edhe kualifikimin direkt në Botëror.

Për këtë duhet që Kosova të fitojë në Lubjanë dhe që Zvicra të mposhtet në shtëpi. Me një skenar të tillë, dhe ndonjë tjetër të favorshëm për Kosovën, kualifikimi në Botëror do të vendosej në ndeshjen e së martës mes Kosovës dhe Zvicrës.

Por momentalisht i gjithë fokusi është te ndeshja e së shtunës në Lubjanë.

Sulmuesi kryesor i Kosovës, Vedat Muriqi, dhe selektori Franco Foda, folën në konferencë për shtyp të premten mbrëma në Lubjanë. Kosova ushtroi paradite në Prishtinë, ndërsa në mbrëmje në kryeqendrën sllovene është mbajtur vetëm konferenca për shtyp.

Dy xhiro para fundit, Zvicra udhëheq në grup me 10 pikë. Shtatë i ka Kosova, tri Sllovenia e vetëm një Suedia. Vendi i parë dërgon në Botëror, ndërsa i dyti në plejof.

Selektori Franco Foda pritet t’i përmbahet sistemit 5-3-2, që solli sukses në tri ndeshjet e kaluara. Tekniku gjerman e di që ndeshja në Lubjanë do të dallojë nga ajo në Prishtinë.

Te Kosova janë kthyer lojtarë të rëndësishëm si Amir Rrahmani, Lumbardh Dellova dhe Baton Zabërgja. I vetmi që mungon është portieri Aro Muriq. Ai është i suspenduar për shkak të kartonëve.

Ndonëse mungoi gjatë, Rrahmani do ta udhëheqë mbrojtjen e Kosovës. Këtë e ka paralajmëruar selektori Foda.

Sllovenisë i mungon sulmuesi kryesor, Benjamin Sheshko. Ai është i lënduar. Foda e di rëndësinë e Sheshkos, por ka thënë se Sllovenia ka individë të tjerë të mirë dhe bazohet shumë në lojë ekipore.

Kosova asnjëherë nuk i është afruar më shumë një ngjarjeje të madhe, dhe plejofi apo kualifikimi në Botëror do të ishte ngjarja më e madhe e një sporti kolektiv.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Barcelona nis me fitore të thellë

Barcelona nis me fitore të thellë

Gjilani kthehet te fitorja, mposht Ballkanin

Gjilani kthehet te fitorja, mposht Ballkanin

Stuttgarti starton me fitore në Champions

Stuttgarti starton me fitore në Champions

Abdixhiku takon ambasadorin norvegjez, diskutojnë zhvillimet politike në Kosovë

Abdixhiku takon ambasadorin norvegjez, diskutojnë zhvillimet politike në Kosovë

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën