E enjtja është dita e fundit për emërimin e anëtarit të 10-të të KQZ-së.
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu për këtë pozitë në tavolinë ka dy emra.
Njazi Isakun nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Rashit Qalaj nga Partia Demokratike e Kosovës.
Por siç merr vesh televizioni, pavarësisht që është afati fundit, Haxhiu ende nuk e ka emëruar asnjërin prej tyre.
Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë dërguar letër për Haxhiun të mërkurën, ku përmes saj i kanë kërkuar që kandidati i tyre të jetë i emëruar.
Por të enjten, nuk kanë treguar detaje shtesë, se a janë ftuar për betim.
E në pritje të një vendimi janë edhe Partia Demokratike e Kosovës.
Vet kandidati i kësaj partie për këtë pozitë, Rashit Qalaj thotë se në rast të mos emërimit do i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.
Se cila është arsyeja që Vetëvendosje po kërkon të ketë tre anëtar, e thotë profesori Mazllum Baraliu.
Por Baraliu tregon se çka ndodh në rast të mos emërimit brenda afatit kushtetues.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, përbërja e KQZ-së duhet të ketë 11 anëtarë.
Gjashtë prej tyre duhet të jenë nga grupet parlamentare shqiptare dhe katër të tjerë nga radhët e komuniteteve.
Ndërsa anëtari i 11-të, si kryesues i KQZ-së duhet të jetë nga radhët e sistemit gjyqësor.
Nëntë anëtarët e rinj të KQZ-së janë betuar më 27 mars, para ish presidentes, Vjosa Osmani.






