TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dita e dytë e Panairit të librit të vjetër, të rrallë dhe të përdorur, mbi tre mijë libra

by teve1
57 minuta ago
0
A A
Dita e dytë e Panairit të librit të vjetër, të rrallë dhe të përdorur, mbi tre mijë libra

Në tarracën e Institutit Albanologjik në Prishtinë po mbahet edicioni i gjashtë i Panairit të librit të Vjetër, të rrallë dhe të përdorur, ku janë ekspozuar mbi 3 mijë tituj në gjuhën shqipe dhe gjuhë të huaja, përfshirë botime të rralla që datojnë nga vitet 1602, 1774, 1888 dhe 1902.

Organizatori i panairit dhe koordinatori i aktiviteteve letrare, Berat Dakaj, tha se interesimi për panairin është rritur vazhdimisht nga edicioni i parë deri më tani.

“Në këtë panair të librit të vjetër të rrallë e të përdorur kemi paraqitur rreth ose mbi 3000 libra të vjetër të rrallë e të përdorur. Ka libra kryesisht në gjuhën shqipe, ka libra në gjuhën gjermane, gjuhën frënge, gjuhën italiane. Ato botimet në gjuhët e huaja janë të vitit 1602 dhe 1774, 1888, 1902, kurse botimet në gjuhën shqipe i kemi prej vitit 1921 deri te botimet e “Rilindjes”, vitet ’70-’80. Në këtë panair po marrin pjesë koleksionistë të librave antikuarë që janë nga Kosova dhe nga Maqedonia. Janë shtatë koleksionistë të librit të vjetër të rrallë e të përdorur… Një ekspozim i tillë bëhet një herë në vit në një panair libri të tillë, qysh prej fillimit kur e kemi realizuar para gjashtë viteve, kemi pasur qëllim që t’u afrojmë mundësinë të gjithë atyre dashamirëve të librit të vjetër të rrallë e të përdorur ta kenë mundësinë edhe t’i blejnë edhe t’i shfletojmë ndonjëherë mes tyre, edhe të bëjnë ndërrim libri në rast se ne i kemi dy ekzemplarë të një koleksioni ose të një libri e nëse atyre u mungon e i kanë një libër me dy ekzemplarë ta bëjnë ndërrimin”, tha Dakaj.

Dakaj tha se gjatë tri ditëve të panairit po zhvillohen edhe aktivitete përcjellëse, përfshirë promovime librash, lexime poetike dhe bashkëbisedime me krijues e botues.

Ai tregoi se çmimet e librave janë nga 1 euro deri në 60 euro, varësisht nga rrallësia dhe vlera historike e botimeve.

“Ka libër 1 euro, ka libër edhe 60 euro. Janë disa libra të vjetër. Këtu i kemi botimet e para të vitit 1902, ’18, ’24, ’32, ’44, botimet e Mitrush Kutelit, Faik Nolit, Vinçenc Prenushit, të cilët jo çdo koleksionist, jo çdo bibliotekë, sidomos ato bibliotekat publike nuk i kanë. Tashmë po e shohim se disa botime prej këtu që i kemi paraqitur në panair nuk i ka as biblioteka e Institutit Albanologjik dhe udhëheqësit e tij shprehën interesim ta pajisin bibliotekën me këta libra që gjenden këtu”, u shpreh Dakaj.

Sipas Dakajt, panairi nga viti në vit ka shënuar rritje të numrit të vizitorëve dhe të librave të ekspozuar, duke tërhequr interesim nga koleksionistë e dashamirë të librit nga qytete të ndryshme të Kosovës.

“Vazhdimisht është rritur interesimi prej edicionit të parë deri tash. Në edicionin e parë kemi paraqitur rreth ose mbi 800 libra të vjetër të rrallë e të përdorur, tash në këtë edicion kemi mbi ose rreth 3000 libra. Dhe vazhdimisht, është natyrisht edhe një jehonë të madhe aktivitetit të panairit po i bëjnë edhe mediat, qytetarët po marrin vesh shpejt që po organizohet dhe menjëherë edhe prej qyteteve të ndryshme të Kosovës po vijnë e po i pasurojnë koleksionet e veta që gjenden këtu nëpër bibliotekat e veta personale”, tha ai.

Dakaj veçoi disa nga botimet më të rralla të ekspozuara në panair, duke theksuar se disa prej tyre mungojnë edhe në bibliotekat institucionale dhe kanë vlerë të veçantë historike e koleksionuese.

“Këtu janë disa botime që janë të ekspozuara në panairin e librit të vjetër. Kemi pasur edhe disa botime të tjera që gjithashtu sot i kanë blerë qytetarët, në mesin e tyre i ka blerë edhe Instituti Albanologjik që s’i kishte në bibliotekën e vet. Na kanë sjellë “Përkthimi i Fan Nolit” viti 1944, është botimi i parë, gjithashtu nga Vinçens Prenushit, një pamflet politik i botuar në vitin 1922, po ashtu është botimi i parë dhe është botim i rrallë, sepse tirazhi i tij nuk dihet që ka shkuar më shumë se 300 kopje dhe nuk është ribotuar asnjëherë tjetër. Është edhe kjo revista letrare “Jeta Françeskane”, po ashtu e vitit 1944. Dhe këto botime të tjera, këto Musa Ramadanit, ky është botimi i parë, këtë as familja e autorit nuk e ka. Është me një shënim të Musa Ramadanit që natyrisht që ia shton vlerën librit shumë”, u shpreh ai.

Dakaj tha se ndër autorët më të kërkuar në panair mbeten veprat e Rexhep Qosjes, për të cilat interesimi, sipas tij, është rritur sidomos pas vdekjes së akademikut.

“Natyrisht respektin më të madh që ua shprehin dhe që kanë interesim janë veprat e Rexhep Qosjes. Ndoshta tash edhe pas vdekjes së tij interesimi më shumë është rritur për veprat e tij, sidomos për “Morfologjinë e një fushate”, i kemi pasur dy libra dje këtu, u shitën menjëherë, sepse është libër edhe i vjetër edhe i rrallë.”, tha Dakaj.

Ndërkaq, poeti Xheladin Mjeku tha se panaire të tilla kanë rëndësi të veçantë për ruajtjen dhe rigjenerimin e bibliotekave personale.

Ai rrëfeu se gjatë luftës së fundit i janë djegur mbi 4 mijë libra dhe dorëshkrime nga biblioteka personale.

“Këto panairet që po organizohen, panairet e librit të vjetër, me theks të veçantë janë shumë të qëlluara dhe i frekuentoj vazhdimisht për ta rigjeneruar bibliotekën time e cila në luftën e fundit është djegur me diku mbi 4,000 tituj, përveç librave të tjerë, dorëshkrimeve të ndryshme, janë djegur mbi 4,000 tituj që kanë qëndruar në raftet e bibliotekës personale. Ka pasur letërsi botërore, letërsi të autorëve të Rilindjes, letërsi bashkëkohore, të gjitha ato libra kanë shkuar përmes flakës. Çka është më e keqja, unë i kam përcjellë jo prej një largësie shumë të madhe kur është djegur krejt shtëpia dhe kur ka përfunduar ajo djegie mbas një kohe jo menjëherë se kanë qenë zonë e rrethume, kam shkuar në shtëpi edhe më ka mbetur peng i përjetshëm që s’kam pasur një aparat fotografik me i pa librat çka ka mbet hiri i tyre“, tha Mjeku.

Ai kritikoi mungesën e leximit te gjeneratat e reja, duke vlerësuar se libri mbetet mënyra më e mirë për pasurimin e gjuhës dhe kulturës së shkrimit.

“I shoh shpeshherë që janë do pengesa shumë të mëdha te nxënësit, për shembull nuk mund të formulojnë një fjali të plotë, një fjali të plotë pa nja 10-12 gabime në fjali të shkurtër, nja 10-12 gabime edhe duhet të mendohetçka ka menduar ai, jo çka ka shkruar, po çka ka menduar të thotë. Krejt shkaku i mosleximit. Nuk lexojnë. Po ka edhe njerëz, ka edhe njerëz, ka edhe krijues të rinj, po ka edhe nxënës të shkollave të mesme, fillore, që kanë bukur, kanë afinitet edhe shkruajnë, edhe lexojnë, edhe punojnë, po janë numër i paktë”, u shpreh Mjeku.

Mjeku kritikoi prioritetet e shoqërisë ndaj shpenzimeve, duke thënë se shpesh familjet shpenzojnë shuma të mëdha për telefona, por hezitojnë të blejnë libra për fëmijët.

“Unë personalisht afër i blej nga kureshtja me i pas, edhe pse i kam pas. Domethënë me i pas. Mund të ndodhi që gjej ndonji titull eventual, ndonji titull eventual që s’e kam pas, po e gjej edhe e marr me shumë kënaqësi se e lexoj. Kurrë libri, kryesisht librat nga krijimtaria letrare, nuk asht vonë me u lexu. Ajo lexohet gjithherë. Nëse asht libër i realizum mirë, i pranum te lexuesi, ajo lexohet çdoherë.Gjithherë lexohet shumë e shumë herë, më ndodh shpesh e rilexoj nji libër edhe pse e di saktë çka ka, po për me kalu nëpër atë kënaqësi të ngjarjes që trajtohet aty. Domethënë asht çështje shumë e madhe, nuk po i japim rëndësi sa duhet. Po them si shoqëri, jo si individ, s’po i japim rëndësi sa duhet edhe po mbesim borxh, po mbesim borxh mbase edhe gjeneratave, po kjo na kushton. Kur kemi pare me ble nji telefon 600 euro për fëmijën, pse s’kemi pare me ia ble nja 10 libra për këtë vit ai me i lexu kohë pas kohe kur ka kohën e lirë. E jo me ndajt telefon… me hup kohën edhe kur t’i thush shkru diçka thotë s’po m’kujtohen shkronjat. Asht tmerrshme ajo”, tha ai.

Mjeku tha se librat e rrallë kanë çmime më të larta për shkak të vlerës dhe veçantisë që mbartin, por sipas tij, dashamirët e librit nuk e shohin çmimin si pengesë kur bëhet fjalë për botime me rëndësi kulturore e letrare.

“Kanë nji çmim pak ma të lartë, kanë nji çmim pak ma të lartë, mirëpo vetë natyra e veprimtarisë edhe vetë gjendja e tyre e imponon çmimin pak ma të lartë, sepse këtu janë marrë diku, janë ble prej dikujt edhe shiten prej dikujt. Unë po nisem prej vetës i marr prej kureshtjes që kem pas nga dashuria që e kam pas për atë libër ma herët, edhe e di çfarë libri është, çka ka mrena, çka i duhet familjes, çka na duhet neve si si lexues.Ciceroni e thotë shumë shkurt dhe shumë qartë: se nji shtëpi që e ka nji kopsht me lule dhe nji bibliotekë, ajo i ka të gjitha.”, tregoi Mjeku.

Në panair shitësi Musa Tullari tha se interesimi më i madh për librat antikuarë vjen nga moshat më të pjekura.

“Këtu te panairi i librit të vjetër këtu te na këto dy ditë edhe nesër, ma shumë janë të interesuar moshat ma të pjekura për shembull prej moshës 40 vjeçare e lart, 50, 60, 70 e të tjerë. Kurse rinia kuptohet që nuk i blenë këto libra, shumë ma pak i blenë. Studentat për shembull që i nevojitet ndnonëj libër I historisë, letërsisë, sociologjisë, filozofisë, po vijnë ata”, u shpreh Tullari.

Ai shtoi se libri mbetet “malli ma i lirë në treg”, pasi lexohet nga shumë anëtarë të familjes dhe ruan vlerën ndër vite.

“Është puna që njerëzit hezitojnë me ble librin, kurse për me harxhu nëpër kafe harxhojnë 50-60 euro. A kur vjen puna te libri që është malli më i lirë në treg, pse është më i lirë? Pse them më i lirë? Se kqyr këtë jakne unë e barti edhe kur të shterret pak e gjuaj, atë librin nuk fshihen germat as kornizat, e lexoj unë, e lexon djali, gruaja, vëllai, mixha, djali i mixhës, tezja, djali i tezës, vajza e tezës etj. Domethënë është malli ma i lirë në treg që ekziston”, tha Tullari.

Panairi i librit të vjetër, të rrallë dhe të përdorur, do të vazhdojë edhe nesër me aktivitete letrare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova prezantohet në Bienalen e Venecias me veprën “Hard Teeth”

Kosova prezantohet në Bienalen e Venecias me veprën “Hard Teeth”

Edicioni i katërt i “Prizren Rock n Blues Fest” rikthehet më 3, 4 dhe 5 korrik

Edicioni i katërt i “Prizren Rock n Blues Fest” rikthehet më 3, 4 dhe 5 korrik

Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës

Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës

​Prishtina International Theater Festival “Burbuqe Berisha” nga 18 deri më 24 maj, Kurti priti përfaqësuesit e tij

​Prishtina International Theater Festival “Burbuqe Berisha” nga 18 deri më 24 maj, Kurti priti përfaqësuesit e tij

Policia në Gjilan gjobit dy vozitës të BMW X5 për shkelje të rënda në trafik

Policia në Gjilan gjobit dy vozitës të BMW X5 për shkelje të rënda në trafik

Meholli akuzon opozitën për zgjedhjet: Nuk e pranuan verdiktin e qytetarëve

Meholli akuzon opozitën për zgjedhjet: Nuk e pranuan verdiktin e qytetarëve

OBSH deklaron se shpërthimi i Hantavirusit “nuk shënon fillimin e një pandemie”

OBSH deklaron se shpërthimi i Hantavirusit “nuk shënon fillimin e një pandemie”

Bashkim Ramosaj rizgjidhet në krye të AAK-së në Deçan

Bashkim Ramosaj rizgjidhet në krye të AAK-së në Deçan

Ditari: 08.05.2026

Ditari: 08.05.2026

Real Madridi gjobit me nga 500 mijë euro Valverden dhe Tchouamenin

Real Madridi gjobit me nga 500 mijë euro Valverden dhe Tchouamenin

Osmani njofton për aderimin e Bardhyl Hasanpajt

Osmani njofton për aderimin e Bardhyl Hasanpajt

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën