TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Distria Krasniqi i siguron Kosovës medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Distria Krasniqi i siguron Kosovës medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare

Xhudoja i ka siguruar medaljen e parë Kosovës në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë.
Madje medalja e parë është e artë. Atë e ka fituar xhudistja Distria Krasniqi, kampionia olimpike nga Tokio 2020.

Krasniqi të mërkurën garoi në kategorinë deri 52 kilogramë. Ishte bartësja e parë dhe nuk lejoi befasi. Medalja e artë në Lojërat Mesdhetare as për së afërmi nuk është prej më të mëdhave në karrierën e Distrisë. Por për Kosovën ka vlerë të madhe. Shteti ynë tashmë ka garuar me dhjetëra sportistë në Oran dhe nuk kishte medalje të fituar. Ka pasur shpresa për medalje në sporte tjera, por kjo nuk ka ndodhur deri më tani. Për të siguruar intonimin e himnit të Kosovës dhe ngritjen lartë të flamurit, sërish u kujdesën xhudistët e trajnerit Driton Kuka.

Si bartëse e parë, Distria ishte e lirë në xhiron e parë. Në xhiron e dytë, përkatësisht në çerekfinale e mposhti qiprioten Sofia Asvesta. Ndërkohë në gjysmëfinale e kaloi spanjollen Ana Perez. Ndaj të dyjave realizoi herët “Waza-ari” dhe më pas kontrolloi luftën deri në fund. Nuk u rrezikua për asnjë moment.

Në finale, Distria e kishte përballë kroaten Ana Viktorija Puljiz. Puljiz ishte bartëse e tretë. 20-vjeçarja është në momentin më të mirë në karrierën e deritashme. Në fund të prillit fitoi medaljen e bronztë evropiane, njëjtë si Distria. Me xhudisten tonë ishte përballur në fund të janarit në Portugali dhe kishte pësuar humbje.

Në finalen e Lojërave Mesdhetare, Distria ishte bindëse. Shkëlqeu. Realizoi dy hedhje të bukura për fitore të shpejtë me Ippon.

Distria të artën mesdhetare e kishte fituar edhe para katër vjetësh në Tarragona të Spanjës. Ajo ka medalje të artë olimpike, medalje të bronztë botërore, katër medalje evropiane e shumë e shumë medalje tjera në garat e xhudos dhe ato shumësportëshe.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjilani triumfon ndaj Llapit

Gjilani triumfon ndaj Llapit

City fiton me përmbysje

City fiton me përmbysje

Curtis Jones zyrtarisht lojtar i Interit

Curtis Jones zyrtarisht lojtar i Interit

Manchester City është pranë finalizimit të transferimit të Bouaddit

Manchester City është pranë finalizimit të transferimit të Bouaddit

Hetimi i rasteve të spiunazhit – të gjitha të ndërlidhura me BIA-n serbe

Hetimi i rasteve të spiunazhit – të gjitha të ndërlidhura me BIA-n serbe

Aleanca të dielën mbajti aksion para Qeverisë

Aleanca të dielën mbajti aksion para Qeverisë

Mesazhi i dyshimtë që erdhi në “Viber”– çka synohej përmes tij?

Mesazhi i dyshimtë që erdhi në “Viber”– çka synohej përmes tij?

Mbeturinat vëllimore në Prishtinë – mbi 50 persona të gjobitur për hedhje të paligjshme

Mbeturinat vëllimore në Prishtinë – mbi 50 persona të gjobitur për hedhje të paligjshme

Banorët e Kollës prej katër ditësh përballen me zjarret

Banorët e Kollës prej katër ditësh përballen me zjarret

PDK kërkon që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet të hënën

PDK kërkon që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet të hënën

Gjilani triumfon ndaj Llapit

Gjilani triumfon ndaj Llapit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën