tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Disiplinori pa vendim për Ferizajn

tëvë1 nga tëvë1
31/05/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) nuk ka marrë vendim për Ferizajn.

Nga klubi i Ferizajt është kërkuar deklaratë shtesë për hedhjen e gjësendeve dhe mjeteve piroteknike në fushë, që rezultoi me ndërprerje të ndeshjes në tri raste. Ndeshja ndaj Dukagjinit në fundjavë u shty për 17 minuta nga gjyqtari kryesor, Mervan Bejtullahu.

“Në minutat 1, 16 dhe 49 hodhën mjete piroteknike në fushën e lojës, për çka ishte ndërprerë ndeshja për disa minuta, ndërkaq në minutën 90+5, hodhën gjësende të ndryshme në fushë, për çka ishte ndërprerë ndeshja për dy minuta. Në minutën 90+10, pas anulimit të golit të Ferizajt, simpatizuesit vendas hodhën gjësende në drejtim të asistentit të dytë, për çka ishte ndërprerë ndeshja për dy minuta. Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes Ferizaj-Dukagjini.

Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i FC Ferizaj”, shkruan në arsyetimin e KD të FFK-së.

Ndeshja Ferizaj – Dukagjini është duke u hetuar për kurdisje. Goli i pranuar nga Dukagjini, përkatësisht portieri Altik Muhaxhiri ishte shumë i dyshimtë.

Ai nuk tentoi ta pengonte gjuajtjen me kokë të Astrit Fazliut. Edhe ndeshja Trepça ’89 – Prishtina është duke u hetuar me dyshimin për kurdisje. Si Ferizaj ashtu edhe Trepça ’89 fituan ndeshjet e tyre me rezultatin 2:1. Fitoret i arritën në fund të takimeve.

Ferizaj me fitore siguroi barazhin, kurse 89-shi nuk arriti të mbijetoj në elitën e futbollit kosovar. Sezonin e ardhshëm do të paraqitet në Ligën e Parë.

Veturat që hyjnë nga Serbia në Kosovë në pikën kufitare në Bërnjak, po kontrollohen në detaje

04/10/2023

Prokuroria ngrit aktakuzë për dhunim seksual gjatë luftës

04/10/2023

Tjetër largim nga Kosova, edhe Berisha kalon te Shqipëria

04/10/2023

Hovenier: SHBA-ja, e gatshme ta këshillojë Kosovën për statutin e Asociacionit

04/10/2023

Ndryshojnë linjat e Trafikut Urban

04/10/2023

Shefja e UNMIK-ut me konsulta të rregullta në Beograd, para seancës së Këshillit të Sigurisë për Kosovën

04/10/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.