TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
9 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
9 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

“Disa predha në këmbë, i dyshuari në arrati” – detaje nga plagosja në Prishtinë

Një 25 vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e së mërkurës, në lagjen Kalabria në Prishtinë. Të dyshuar për këtë vepër penale janë dy persona ,të cilët gjenden ende në arrati. Nga Prokuroria nuk kanë dhënë shumë detaje, duke bërë të ditur se janë duke punuar në zbardhjen e rastit.

nga Doresa Geci
24 Prill, 2025
0
A A

Krismat e armës prishën qetësinë e natës, të mërkurën mbrëma në lagjen “Kalabria”.

Një përleshje e nisur mes disa personave bëri që në rrugën “Rexhep Krasniqi”, të shkrepet arma e zjarrit.

Mbrëmjen e se mërkurës mbeti i plagosur një person ku sipas dëshmitarëve të cilit ishin prezent në vendin e ngjarjes të dyshuar ishin dy persona të cilët ishin të armatosur”

Banorët e kësaj zone nuk kanë dashur të flasin para kamerës mirëpo thonë se kanë dëgjuar veturat e Policisë të cilët kanë shkuar me shpejtësi në fund të kësaj rruge.

Detaje rreth këtij rasti kanë dhënë edhe nga ky institucion.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është plagosur me armë të zjarrit nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë”, thuhet nga Policia e Kosovës.

25 vjeçari i cili aktualisht po trajtohet në Klinikën e Ortopedisë është plagosur me disa plumba në këmbën e djathë dhe i njëjti do t’i nënshtrohet edhe një operacioni.

“Pacienti siç jeni në dijeni është pranuar mbrëmë në klinikën e Ortopedisë dhe pas ekzaminimeve të bëra ka rezultuar që ka lëndime me armë zjarri në këmbën e djathtë dhe ka predha në pjesën e femurit… janë disa predha. Gjendja e tij për momentin është stabile është në përpunim e sipër dhe planifikohet për intervenim operativ pas stabilizimi të gjendjes se tij”, ka thënë Xhavid Gashi – drejtor në Klinikën e Ortopedisë.

Por motivet se çka dërguan deri tek kjo plagosje ende nuk dihen, kurse personat e dyshuar ende nuk janë kapur nga organet e drejtësisë.

“Prokurori i shtetit në koordinim dhe në bashkëpunim të plotë janë duke ndërmarre të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin në fjalë, ndërsa kryersi për të cilin dyshohet se ka kryer veprën penale gjendet në arrati. Për momentin nuk mund të ofrojmë informata më shumë sepse mund të dëmtohet integritetit i çështjes në fjalë”, thuhet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Sipas të dhënave të deritanishme ndaj personit të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre janë të hapura disa raste penale, përfshirë incidente me armë zjarri.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Musliu: Serbia përmes strukturave të saj ilegale në veri, të dirigjuara nga Radojçiqi po i edukon të rinjtë me urrejtje

Musliu: Serbia përmes strukturave të saj ilegale në veri, të dirigjuara nga Radojçiqi po i edukon të rinjtë me urrejtje

Niset grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova për në Qabe

Niset grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova për në Qabe

Osmani udhëton zyrtarisht për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Osmani udhëton zyrtarisht për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Goditet nga vetura një person në Fushë-Kosovë

Po qëndronte i ulur mbi një veturë të ndalur që më pas lëvizi nga tjetri, lëndohet rëndë në kokë një person

Refuzoi Cityn e Bayernin, Wirtz zgjedh Liverpoolin

Refuzoi Cityn e Bayernin, Wirtz zgjedh Liverpoolin

Amir Rrahmani, shqiptari i katërt që e fiton titullin në Serie A

Amir Rrahmani, shqiptari i katërt që e fiton titullin në Serie A

Vushtrria apo Liria? Sot zhvillohet barazhi i Ligës së Parë

Vushtrria apo Liria? Sot zhvillohet barazhi i Ligës së Parë

Të paktën 15 të plagosur në një sulm të madh rus në Kiev

Të paktën 15 të plagosur në një sulm të madh rus në Kiev

Rusia kryen sulm masiv me dronë dhe raketa në Kiev

Rusia kryen sulm masiv me dronë dhe raketa në Kiev

Musliu: Serbia përmes strukturave të saj ilegale në veri, të dirigjuara nga Radojçiqi po i edukon të rinjtë me urrejtje

Musliu: Serbia përmes strukturave të saj ilegale në veri, të dirigjuara nga Radojçiqi po i edukon të rinjtë me urrejtje

Sa shpesh duhet të pastrojmë gurëzit e dhëmbëve?

Sa shpesh duhet të pastrojmë gurëzit e dhëmbëve?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X