TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Disa nxënës me aftësi të kufizuar në shkollën “Kongresi i Manastirit” bojkotojnë mësimin

Mungesa e një asistentes në shkollën “Kongresi i Manastirit” ka bërë që mësueset e fëmijëve me aftësi të kufizuar të punojnë me rotacion me një nxënës  të kësaj shkolle i cili është në proces të mësimit gjithëpërfshirës. E kjo ka bërë që disa nxënësit të cilët janë në klasa të bashkangjitura të bojkotojnë mësimin që dy ditë.  Nga shkolla kanë dhënë sqarime në lidhje me këtë rast.

nga Doresa Geci
25 Mars, 2025
0 0
A A

Ky objekt është i destinuar për nxënësit me aftësi të kufizuar të komunës së Podujevës.

Por që dy ditë disa nxënës të shkollës “Kongresi i Manastirit” në fshatin Gllamnik janë duke bojkotuar mësimin.

Kjo pasi mësueses së tyre i duhet që dy orët e para të mbajë në klasë të rregullt si mësuese mbështetëse e një nxënësi me aftësi të kufizuar, kurse dy orë të tjera punon me fëmijë të tjerë.

E kjo ka shqetësuar disa prindër, të cilët nuk po lejojnë fëmijët të ndjekin procesin mësimor.

“Këtu është një tmerr që është duke u bërë dhe shkon i ulët një fëmije tjetër me nevoja të veçanta, i lënë këta fëmijët, u ndërrohen mësueset për çdo dy tri javë. Fëmijët nuk po rrinë me tjerat mësuese, janë mësuar me ato mësuese”, shprehet Shefqet Miftari –prind.

Këtë bojkot, Sheqet Miftari i cili thotë se është edhe kryetar i këshillit të prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar do ta vazhdojnë deri sa mësuesja të kthehet me orar të plotë.

“Deri sa të kthehet mësuesja, Remzije Hoxha, tek nxënësit ka me vazhdu e njëjta, ashtu edhe nxënësit nuk dojnë me shku tek tjetra mësuese, tjetra mësuese  e cila u ardh tek këta fëmija po tregoj që janë rreh ndërmjet veti se nuk rrinë nxënësit”, thotë ai.

E gjatë kohës sa mësuesja Remzije Hoxha Gërguri është me nxënësin i cili është në mësim gjithëpërfshirës,  ajo zëvendësohet nga një mësuese tjetër.

Hoxha ka dhënë detaje se si është duke zhvilluar procesi mësimor.

“Në shkollën tonë janë klasat e bashkangjitura edhe unë jam mësimdhënëse e nxënësve në klasë të bashkangjitura por njëkohësisht në shkollën tonë e kemi edhe një rast të një nxënësi i cili është në proces të gjithpërfshirjes e të cilin duhet me mbeshtet. Puna e mbështetjes  e nxënësit në fjalë bëhet në formë të rotacionit në bashkëpunim me koleget me mësueset që jemi tri mesuese në klasë të bashkangjitura. Mirëpo gjatë kohës kur unë që unë jam me nxënësin në proces gjithëpërfshirës  nxënësit ne klasë të bashkangjitur zëvendësohen nga mësuesja tjetër që është në klasë. Kjo është në formë rotacioni që mundësohet edhe nxënësit procesi mësimor”, shprehet Remzije Hoxha Gërguri- mësuese e fëmijëve me aftësi të kufizuar

Drejtori i shkollës “Kongresi i Manstirit” mohon akuzat e prindit, Shefqet Miftari se ky rotacion po krijon tollovi.

Sipas tij, ky rotacion i mësueseve po bëhet për shkak të mungesës së asistentes.

“Rotacioni është që një kohë të shkurt por nuk ka pasur asnjë telashe, pra i njëjti proces është zhvilluar, aktivitet e njëjta, ndihma e njëjtë tek këta fëmijë, ndërsa sipas informatave nga zyrtarët e DKA-së kjo do të zgjasë deri sa të punësohet një asistente në klasë të rregullt”, thotë Miftari.

Drejtori i Arsimit në Podujevë, Avni Fetahu ka treguar se kur pritet punësimi i asistentes.

“Deri në muajin korrik mësueset e nxënësve me aftësi të kufizuar do të punojnë me rotacion.  Gjatë muajit korrik shpallet konkursi për asistente”, shprehet ai.

Në shkollën “Kongresi i Manastirit” janë 15 fëmijë me aftësi të kufizuar, 14 prej të cilëve gjenden në klasë të bashkangjitura, kurse një është në mësim gjithëpërfshirës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Veriu s’mund të tensionohet vetvetiu nga serbët, nëse shqiptarët nuk ‘çohen peshë’

Spahiu: Veriu s’mund të tensionohet vetvetiu nga serbët, nëse shqiptarët nuk ‘çohen peshë’

Alijaj kritikon projektin e urave në Mitrovicë: Tingëllon si iniciativë parazgjedhore

Alijaj kritikon projektin e urave në Mitrovicë: Tingëllon si iniciativë parazgjedhore

U pa në fotografi me armë zjarri, arrestohet një person në Reçak

U pa në fotografi me armë zjarri, arrestohet një person në Reçak

Real Madridi mposht Juventusin dhe siguron çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube

Emisioni “Info Nata” 01.07.2025

Emisioni “Info Nata” 01.07.2025

Izraeli kërcënon me sulme ndaj Jemenit të ngjashme me ato në Iran pas lëshimit të raketës nga grupi Houthi

Izraeli kërcënon me sulme ndaj Jemenit të ngjashme me ato në Iran pas lëshimit të raketës nga grupi Houthi

Përkohësisht e bllokuar rruga për në Jarinjë, Qendra Kufitare njofton se është rihapur

Përkohësisht e bllokuar rruga për në Jarinjë, Qendra Kufitare njofton se është rihapur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X