Po merr rrugen për në Mitrovicë.
Por, këtë herë ky qytetarë do të duhet të paguaj më shumë.
Kjo pasi nga nesër linja Prishtinë-Mitrovicë do të bëhet dy euro nga një e 50 sa ishte.
Mirëpo, ky vendim po shihet i arsyshëm nga disa qytetarët.
“Çmimi është i volitshëm. Nuk është shumë i nalt. Dy euro nuk është shumë nalt”, ka thënë një qytetarë.
E për marrjen e këtij vendim, thotë se ishin të detyruar, Ferit Peci, i cili që 25 vite operon në këtë linjë.
“Për shkak se nafta 1.78, servisat e automjetëve këto krejt janë shtrajtu. Edhe paga minimale është shtrajtu edhe tatimi na është shtrajtu. E na nuk mundemi me mbijetu me këto çmime që i kena pas 1.50, kjo është arsyja, se për qef nuk i kena shtrajtu se që 25 vjet qetë çmim e kem..”, ka thënë Peci.
Ngritje të biletave pësuan edhe udhëtarët nga Rahoveci.
Ata që nga dje, paguan 50 cent më shumë.
“Është bërë një ngritje e lehtë e çmimit dikun 50 cent është bërë dallimi në çmim nga çmimi i kaluar. Arsyja dihet nuk ka shumë nevoj me komentu. Nuk është vetëm ngritja e naftës, po janë ngritja e pagave të puntorëve, janë shpenzimet e punëtorëve, shpenzimet e firmes , vajrat, mjetet motorike çdo gjë është enorme.”, u shpreh Kastrati.
Kjo ngritje e çmimeve të biletave sipas kryetarit të Shoqatës së Transportit Ndër Urban erdhi kur Qeveria nuk morri masa.
“Ne kemi ardhur të mbështetur për muri për arsyje se ose u desht të ngriten çmimet ose është desht të mbyllen kompanit sdhe të ja mendon shteti dhe Qeveria se sit a kryej transportin e udhëtarëve, qytetarëve të Kosovës. Sepse ne që një muaj, prej se ka fillu ngritja e çmimit ne i drejtohem çdo herë Qeverisë përmes Ministrisë së Infrastrukturës që ta ulë ose hek fare akcizen”, theksoj Berisha.
Çmimet e biletave janë rritur edhe për tansportet ndërkombëtare.
“Të gjithë operatorët që kryejn transport ndërkombëtar në drejtim te perendimit pa marr parasysh në cilin shtet ata nuk mund të furnizohen me karborante në asnjë vend tjetër përjashtimisht Kosovës”, përfundoj Berisha.
Ngritje më të lart të çmimeve të biletave pësuan udhëtarët e Gjakovës, ku bileta u bë gjashtë euro për një drejtim.






