TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Disa grupe në “Telegram” kërkojnë rikthimin e Milan Radojiçiqit në veri

Në grupe të ndryshme në “Telegram” po bëhet thirrje për rikthimin e grupeve të afërta me Millan Radojiçiq, ish-nënkryetarit të Listës Serbe gjithashtu përgjegjësit për sulmin e 24-shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Tëvë1 ka siguruar edhe një fotografi e Millan Radojiçiq i cili me grupin e tij i armatosur ishte pranë stacionit të Policisë në veri të Mitrovicës. Njohësit e sigurisë thonë se mundësia për tensione të reja në katër komunat veriore, meqë grupet ekstreme serbe janë duke u stërvitur për sulme të reja.

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A
Disa grupe në “Telegram” kërkojnë rikthimin e Milan Radojiçiqit në veri

Në fillimit të 2023-ës u rikthye në veri të Kosovës.

Nga Leposaviqi, Millan Radojiçiq u duk në një kodrinë të kësaj komune duke kërcënuar institucionet e Republikës.

Kryeterroristi Radojçiq, i cili është edhe përgjegjës për sulmin e 24-shtatorit në Banjskë, tash e një vit gjendet në territorin e Serbisë.

Por rikthimin e tij në veri po e kërkojnë disa grupe në rrjetin social “ Telegram”.

Tëvë1 ka siguruar fotografi para sulmit në Banjskë, ku shihet Radojiçiq me disa nga pjesëtarët e grupit të tij, shumë afër stacionit të Policisë në veri të Mitrovicës.

Në mesin e tyre janë edhe dy persona të cilët mbetën të vrarë në Banjskë gjatë ballafaqimit me policinë e Kosovës.

Ata po bëjnë thirrje përsëri për rezistencë dhe kërkojnë rikthimin e tij në katër komunat veriore.

“Zemra e keqe dhe serbët dhe rusët po planifikojnë”.

“Nuk do të jetë kështu…çmimi do të paguhet, do të vijë dita kur në Kosovë nuk do të ketë asnjë shqiptar”.

“Do të jetë një shpërthim, një shpërthim shiu mbi shkëmbinj, dhe kaq”.

E njohësit e sigurisë po e shohin si mundësi për ngritjen e tensioneve, pasi sipas ish gjeneralit ushtarak Kadri Kastrati, grupet ekstreme serbe po përgatiten për të kryer sulme të reja në veri.

“Në vazhdimësi kanë filluar t’i stërvitin qoftë serbët lokal brenda territorit të Kosovës, edhe serbët mercenar nga Serbia, Bosnja Hercegovina por edhe rusët që janë duke u përgatitur për një sulm eventualisht të ri, më mirë të organizuar që të hyjnë në territorin e Kosovës, në pjesën veriore dhe atje të nxitin një konflikt, sepse ashtu dëshirojnë”, tha Kastrati.

Një sulm i ngjashëm si ai i Banjskës sipas Nuredin Ibishit, ishte planifikuar në fillim të muajit maj të 2024-ës.

“Akoma pretendojnë pra ekstremistët, pra paramilitarët serb në krye me Radojiçiqin si grup  terrorist që akoma po frekuentojnë në ambiente private në Kapaonik mandej kufirit, poligonet aty, por mundohet me Aleksandër Vulin të krijoi disa njësi strukturale paramilitare. Por unë mendoj se përkundur tendencave se në fillim të majit ka pas mundësi të ndodh ajo”, tha Ibishi.

Ibishi thotë për televizionin se vigjilenca duhet të rritet edhe më shumë për parandalimin e çfarëdo tentimi për sulm nga pala serbe.

“Tani për tani akoma duhet të merren masa duhet të përcillet situatën me qëllim që të parandalohet një mundësi e tillë, e ndërhyrjes, meqë Serbia asnjë moment nuk ka guxim të ndërhyjë ushtarakisht në kuptimin konvencional të invadimit në Kosovë”, tha njohësi i sigurisë.

Më 24 shtator në Banjskë të Zvecanit, një grup paraushtarak serb hynë përmes rrugëve ilegale në Zveçan duke sulmuar policinë e Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku.

Njësitet speciale të Kosovës shpartalluan grupin dhe po atë ditë, konfiskoi arsenal të madh armësh.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rritet numri i fluturimeve dhe udhëtarëve me aeroplan në Kosovë

Rritet numri i fluturimeve dhe udhëtarëve me aeroplan në Kosovë

A do të ketë balotazh në Vushtrri? – PDK dhe VV në garë me njëra-tjetrën

KQZ merr vendim të rinumërohen 914 vendvotime nga zgjedhjet e 28 dhjetorit

Për shkak vlerave të manganit në Badoc, qytetarët furnizohen me ujë përmes autobotëve

Rritet turbullira në ujin e “Badocit”, IKShPK kërkon të mos përdoret për pije

“Termokosi” lajmëron fillimin e furnizimit të jashtëzakonshëm me ngrohje

Furnizim i kufizuar me ngrohje në disa lagje të Prishtinës – shkak Kosova B

Arbër Prekazi largohet nga Feronikeli, e kërkon me ngulm ekipi i Superligës

Kryeministri i Grenlandës: Zgjedhim Danimarkën dhe refuzojmë t’i bashkohemi SHBA-së

Kryeministri i Grenlandës: Zgjedhim Danimarkën dhe refuzojmë t’i bashkohemi SHBA-së

“Termokosi” lajmëron fillimin e furnizimit të jashtëzakonshëm me ngrohje

Furnizim i kufizuar me ngrohje në disa lagje të Prishtinës – shkak Kosova B

Cecelia emërohet trajner i të rinjve të Vorës, në Shqipëri

Cecelia emërohet trajner i të rinjve të Vorës, në Shqipëri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën