TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Diplomojnë 43 zyrtare korrektuese

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Diplomojnë 43 zyrtare korrektuese

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK), të premten ka shënuar 24-vjetorin e themelimit, me ç’rast u diplomua gjenerata e 43-të e zyrtareve korrektuese.

Nga kjo gjeneratë të diplomuarat ishin gra, për të cilat kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se me qëllim të ngritjes së kuotës gjinore, ShKK-ja po certifikon 43 zyrtare gra.

Ai më tej ka shtuar se në qeverisjen e tij kanë shtuar kapacitete për ngritjen e profesionalizmit të këtij shërbimi.

Madje tha se me ndihmën e ambasadës amerikane janë trajnuar 104 zyrtarë në fusha të ndryshme.

“Shënimi i përvjetorëve të institucione është i rëndësishme kur efikasiteti është i lartë dhe inkurajohemi për më shumë punë në të ardhmen. Të burgosurit nuk janë të lirë po që kanë të drejta dhe ne u shërbejmë për këtë qëllim. Në qeverisjen tonë kemi shtuar kapacitetet profesionale për ngritjen e profesionalizmit të këtij shërbimi. Gjatë dy viteve të fundit me përkrahjen e ambasadës amerikane, janë trajnuar 104 zyrtarë në fusha të ndryshme. Shërbimi Korrektues i Kosovës me qëllim të ngritjes së kuotës gjinore, sot po certifikon 45 zyrtare gra në gjeneratën e 43-të”, u shpreh Kurti.

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismajl Dibrani, tha se institucioni që ai e drejton ka shënuar një sukses në luftën kundër kontrabandës.

“Sot Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 24 vjetorin e themelimit duke dhënë një shërbim profesional në fushën e drejtësisë. Ne do të vazhdojmë të punojmë për një sistem të sigurt dhe për të rritur besimin në sistemin e drejtësisë. Përfundimi prej shtatë muajsh i trajnimeve, shënon një rrugë drejt profesionalizimit. Shërbimi Korrektues i Kosovës ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në luftën kundër kontrabandës”, tha Dibrani.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se Shërbimi Korrektues i Kosovës ka shënuar progres dhe profesionalizëm, edhe pse ka pasur shumë sfida.

“Ndonëse me shumë sfida, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka shënuar progres dhe profesionalizëm. Me qëllim të kompletimit të infrastrukturës dhe çështjet tjera, ne kemi iniciuar një varg ligjesh”, u shpreh ministrja Haxhiu.

Teuta Pllana, njëra prej kadeteve që diplomuan në këtë gjeneratë, tha se pas shtatë muajve, do të punojnë me profesionalizëm e nder.

“Kjo është një fitore e rrallë që e bën krenar jo vetëm ShKK-në, por gjithë unitetin tonë. Pas shtatë muajve trajnim, tani ka ardh koha që detyrat tona t’i kryejmë me profesionalizëm aty ku na takon. Ne mbesim falënderues ndaj gjithë mentorëve për të arritur deri këtu”, deklaroi Pllana./EO/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sejdiu: Vrasjet në LDK duhet të sqarohen, institucionet e Kosovës të ndërmarrin hapa për drejtësi

Sejdiu: Vrasjet në LDK duhet të sqarohen, institucionet e Kosovës të ndërmarrin hapa për drejtësi

​Abdixhiku: S’ka asnjë proces që ndryshon lavdinë e luftës së pastër të UÇK-së

​Abdixhiku: S’ka asnjë proces që ndryshon lavdinë e luftës së pastër të UÇK-së

Kurti: Do të vazhdojmë të forcojmë ushtrinë dhe policinë

Kurti: Do të vazhdojmë të forcojmë ushtrinë dhe policinë

​Tahiri: Duhet të realizohet bashkimi kombëtar, hyrja në Këshillin e Evropës e NATO

Mbappe në fushë ndaj Benficas

Mbappe në fushë ndaj Benficas

​Abdixhiku: S’ka asnjë proces që ndryshon lavdinë e luftës së pastër të UÇK-së

​Abdixhiku: S’ka asnjë proces që ndryshon lavdinë e luftës së pastër të UÇK-së

Albion Rrahmani në ekipin e javës në Çeki

Albion Rrahmani në ekipin e javës në Çeki

Kurti: Do të vazhdojmë të forcojmë ushtrinë dhe policinë

Kurti: Do të vazhdojmë të forcojmë ushtrinë dhe policinë

Ndërron jetë Jesse Jackson, udhëheqësi i Lëvizjes për të Drejtat Civile pas Martin Luther King Jr

Ndërron jetë Jesse Jackson, udhëheqësi i Lëvizjes për të Drejtat Civile pas Martin Luther King Jr

​Tahiri: Duhet të realizohet bashkimi kombëtar, hyrja në Këshillin e Evropës e NATO

​Tahiri: Duhet të realizohet bashkimi kombëtar, hyrja në Këshillin e Evropës e NATO

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën