TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Diplomati austriak: Druhem se përparimi në dialogun Kosovë-Serbi nuk do të jetë i shpejtë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Diplomati austriak: Druhem se përparimi në dialogun Kosovë-Serbi nuk do të jetë i shpejtë

Ish-emisari evropian për Kosovën dhe diplomati austriak Wolfgang Petritsch thotë se në një situatë gjeopolitike të ndryshuar nga lufta në Ukrainë dhe Lindje të Mesme, Kosova dhe Serbia dhe bashkësia ndërkombëtare që është angazhuar në Ballkanin Perëndimor për më shumë se dy dekada, duhet të rivlerësojnë realitetin për të lëvizur përpara.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Petritsch thotë se nuk pret përparim të shpejtë në të ardhmen e afërt në procesin e negociatave, por thotë se asociacioni i komunave serbe në Kosovë do t’i jepte Prishtinës më shumë kontroll mbi tërë territorin e saj dhe pret që pas zgjedhjeve në Serbi, Aleksandar Vuçiq do të duhet të bëjë të qartë orientimin e vendit të tij.

“Sa i përket anës së sigurisë, në rastin e NATO-s me KFOR-in (në Kosovë), edhe në Bosnjë në rastin e EURFOR-in, që gjithashtu është përforcuar, po reagohet shumë më shpejt dhe nuk po presim shumë gjatë (për të reaguar) si para 20-25 vitesh. Në anën e sigurisë me të vërtetë kemi një reagim të shpejtë. Megjithatë, në aspektin politik, sa u përket negociatave, druhem se nuk do të shohim ndonjë përparim gjatë vitit të ardhshëm, sepse kemi zgjedhje në Serbi më 17 dhjetor, pastaj vitin e ardhshëm zgjedhjet e Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian dhe në nëntor zgjedhjet presidenciale në SHBA”, tha ai.

Ai nuk pret ndonjë progres sa i përket zgjidhjes diplomatike për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Prandaj, mendoj se u mendua mirë që NATO-ja, KFOR-i, duhet përforcuar pasi nuk duhet lejuar të përsëriten ngjarjet si ato të para disa javëve”, tha diplomati austriak.Ne duhet t’ua bëjmë të qartë akterëve kryesorë – presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti – se ata duhet të kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme të Evropës dhe Bashkimit Evropian që tani është shumë e rrezikuar nga dy luftërat”, shtoi ai.

Sipas tij, asociacioni nuk do të jetë një Republikë Serbe, pasi bashkësia ndërkombëtare ka marrë mësim se një zgjidhje e tillë nuk i shkon për shtati një shteti, sikur në rastin e Bosnjës.

“Të jeni të sigurt se nuk do të ketë një Republikë Serbe në Kosovë. Por besoj se pakicat serbe në Kosovë duhet dhënë të drejta kulturore, disa aspekte ekonomike dhe të drejta të tjera në arsimim, shëndetësi. Duhet ta keni parasysh që aktualisht në Kosovë hynë shumë para, pa transparencë, nga Beogradi. Përmes një asociacioni të këtillë, këto para duhet të regjistrohen dhe të kalojnë nëpër (institucionet) e Prishtinës. Me krijimin e asociacionit, Prishtina do të fitojë më shumë të drejta të kontrollojë këtë pjesë të Kosovës, që natyrisht i takon shtetit. Por ekziston një pakicë dhe kjo pakicë duhet të ketë të drejta të caktuara”, tha ai.

Diplomati austriak shpreson se kah fundi i 2024 dhe fillimi i 2025 do të ketë një lëvizje që çon drejt një normalizimi në Ballkanin Perëndimor./KSP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Vdes mërgimtari nga Vitia, u aksidentua rrugës duke ardhur në Kosovë

Policia identifikon vetura në komunikacion të pa regjistruara nga viti 2012

Pesë shoferëve u merret leja e vozitjes në Ferizaj

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe

Agron Bajrami emërohet kryenegociator për dialogun teknik me Serbinë

Bajrami: Kosova duhet ta ketë mundësinë të ecë e pavarur nga Serbia drejt BE-së

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Vdes mërgimtari nga Vitia, u aksidentua rrugës duke ardhur në Kosovë

Policia identifikon vetura në komunikacion të pa regjistruara nga viti 2012

Pesë shoferëve u merret leja e vozitjes në Ferizaj

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe

Të paktën 35 persona kanë humbur jetën në një aksidentin në Siri

Të paktën 35 persona kanë humbur jetën në një aksidentin në Siri

Futbollistet e Mitrovicës me fitore të thellë në Champions League

​Mitrovicaset sonte përballë Ludogoretsit për një vend në raundin e dytë të Ligës së Kampioneve

Një shtetase kanadeze me origjinë kineze arrestohet në Belgjikë nën dyshimet për spiunazh në NATO

Një shtetase kanadeze me origjinë kineze arrestohet në Belgjikë nën dyshimet për spiunazh në NATO

Linjat ajrore austriake dhe italiane anulojnë fluturimet drejt Izraelit për shkak të shqetësimeve të sigurisë

Linjat ajrore austriake dhe italiane anulojnë fluturimet drejt Izraelit për shkak të shqetësimeve të sigurisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën