TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Diplomatët presin shtensionim pas takimeve në Bruksel

nga tëvë1
23 Qershor, 2023
0
A A
Diplomatët presin shtensionim pas takimeve në Bruksel

Një ditë pas takimit të përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, me bartësit e dialogut nga Kosova dhe Serbia, diplomatët në Bruksel shpresojnë që këto takime të arrijnë uljen e tensioneve dhe që palët të kthehen në procesin e normalizimit të raporteve.

Disa diplomatë nga vende të ndryshme anëtare të Bashkimit Evropian, me të cilët ka kontaktuar Radio Evropa e Lirë, u shprehën se mbështesin kërkesat që Borrell u ka parashtruar të enjten kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimi i 22 qershorit në Bruksel ishte takim urgjent për menaxhimin e krizave, pas rritjes së tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kërkesat që Borrell u ka parashtruar liderëve kanë të bëjnë me tërheqjen e menjëhershme të njësive speciale të Policisë së Kosovës nga ndërtesat e komunave në veri, paralelisht me tërheqjen e protestuesve serbë. Kërkesa tjetër ka të bëjë me shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës dhe pjesëmarrjen e pakushtëzuar të serbëve në to.

“Nëse këto hapa bëhen, atëherë do të arrihet ulja e tensioneve dhe të krijohet një atmosferë në të cilën gradualisht do të adresohen çështjet tjera nga dialogu, e këtu gjithsesi është edhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por edhe zbatimi i të gjitha pikave të marrëveshjes”, tha një diplomat evropian.

Tensionet në veri të Kosovës nisën më 26 maj, kur kryetarët shqiptarë të Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, hynë në ndërtesat komunale me asistimin e policisë.

Që atëherë serbët vazhdimisht kanë protestuar. Protestat u përshkallëzuan në dhunë më 29 maj në Zveçan, kur protestuesit serbë u përleshën me ushtarët e KFOR-it. Nga përleshjet, dhjetëra persona u lënduan nga të dyja palët.

Tensionet u përkeqësuan edhe më shumë më 14 qershor, kur forcat serbe arrestuan tre policë të Kosovës. Serbia thotë se arrestimi u krye “thellë” brenda territorit të saj, por Kosova thotë se ata u rrëmbyen brenda territorit të Kosovës.

Diplomatët thanë se e kanë të qartë se palët e kanë kuptuar seriozitetin e situatës, por kanë përshtypjen se secila palë po pret që pala tjetër të ndërmarrë hapa. Edhe Borrell pas takimit të enjten mbrëma u shpreh se “nuk po diskutohet më se çfarë duhet bërë, por kur dhe si”.

Gjithsesi, diplomatët me të cilët bisedoi REL-i, pranuan se mbajtja në paraburgim në Serbi e tre policëve të Kosovës po rëndon shumë raportet, duke kërkuar lirimin sa më të shpejtë të tyre.
Javën e ardhshme, krahas vazhdimit të kontakteve të zyrtarëve të bllokut evropian me Kosovën dhe Serbisë, raportet mes këtyre dy shteteve do të jenë temë e disa diskutimeve në Bruksel.

Së pari për këtë çështje do të diskutojnë ministrat e Jashtëm të 27 shteteve anëtare gjatë takimit të tyre në Luksemburg më 26 qershor. Për situatën aktuale, kryediplomatët evropianë do të informohen nga Borrell.

Në këtë takim pritet të diskutohet edhe për hapat e radhës që duhet të ndërmerren nga BE-ja nëse palët vazhdojnë të mos përfillin kërkesat për uljen e tensioneve.

Më pas, më 27 qershor, i dërguari i posaçëm evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, dhe drejtori i përgjithshëm në Komisionin Evropian për zgjerim, Jan Koopman, do të marrin pjesë në një diskutim të Parlamentit Evropian për zhvillimet e fundit në raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky diskutim do të mbahet në Komisionin e politikës së jashtme dhe pritet të flitet për takimet e fundit me Kurtin dhe Vuçiqin, por edhe për masat që KE-ja veçse ka nisur t’i ndërmarrë ndaj Kosovës, si sanksione për shkak të rritjes së tensioneve në pjesën veriore të shtetit./REL/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kërkohet veçim i çështjes së Thaçit për pengim të drejtësisë nga rasti për krime lufte

Kërkohet veçim i çështjes së Thaçit për pengim të drejtësisë nga rasti për krime lufte

Raportuesi për Kosovën në PE e quan dështim diplomatik vizitën e Costas në Beograd

Raportuesi për Kosovën në PE e quan dështim diplomatik vizitën e Costas në Beograd

Hargreaves përgëzon Policinë e Kosovës për punën në interes të sigurisë për gjithë qytetarët

Hargreaves përgëzon Policinë e Kosovës për punën në interes të sigurisë për gjithë qytetarët

Aktakuzë ndaj pesë personave për krim të organizuar

Aktakuzë ndaj dy personave për fajde dhe detyrim

Shtyhet finalja e Kupës së Kosovës

Shtyhet finalja e Kupës së Kosovës

Kërkohet veçim i çështjes së Thaçit për pengim të drejtësisë nga rasti për krime lufte

Kërkohet veçim i çështjes së Thaçit për pengim të drejtësisë nga rasti për krime lufte

60% e njerëzve besojnë se AI do të ndikojë pozitivisht në punësim

60% e njerëzve besojnë se AI do të ndikojë pozitivisht në punësim

Kujdesi për shëndetin, si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës

Kujdesi për shëndetin, si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës

Shpallen të pavlefshme fletët e votimit të partisë “Mundësia” në Shqipëri

Shpallen të pavlefshme fletët e votimit të partisë “Mundësia” në Shqipëri

Raportuesi për Kosovën në PE e quan dështim diplomatik vizitën e Costas në Beograd

Raportuesi për Kosovën në PE e quan dështim diplomatik vizitën e Costas në Beograd

Kryeziu ndanë rrugët me Zurichun

Kryeziu ndanë rrugët me Zurichun

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X