Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj për dhunim ndaj një vajze.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se kjo e fundit është dërguar në IML për ekzaminim.
“Rajoni i Ferizajt 30.04.2024-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet ta ketë kryer veprën e lart-cekur ndaj viktimës femër. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në IML për ekzaminim, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e plotë të Policisë./teve1.info/.