TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

DHTIK dhe Dogana diskutojnë për sfidat e bizneseve dhe lehtësimin e eksporteve

by teve1
1 orë ago
0
A A
DHTIK dhe Dogana diskutojnë për sfidat e bizneseve dhe lehtësimin e eksporteve

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës organizoi një bashkëbisedim mes përfaqësuesve të bizneseve dhe Doganës së Kosovës, me qëllim diskutimin e sfidave me të cilat përballen bizneset dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, raporton KosovaPress.

Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, gjatë këtij takimi ka dëgjuar sfidat dhe shqetësimet e bizneseve për të cilat tha se do të adresohen në mënyrën duhur, në bazë të legjislacionit në fuqi dhe në afat sa më të shpejt.

Sa i përket lehtësimit të tregtisë me Shqipërinë, ai tha se është duke u punuar për krijimin e një zyre të përbashkët doganore me Shqipërinë, e cila, sipas tij, do ta lehtësojë dhe përshpejtojë procesimin e eksporteve mes dy vendeve.

Ai theksoi se kjo do të mundësojë zgjidhjen më të shpejtë të problemeve në rritjen e shkëmbimeve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

“Ideja është që të vendosemi bashkërisht dhe të procesojmë të gjithë eksportin tonë dhe eksportin e Shqipërisë me një zyrë të vetme. Kjo na mundëson t’i zgjidhim të gjitha problemet më shpejt që mund të na paraqiten dhe besojmë se do të ketë ndikim të madh sa i përket eksporteve tona drejt Shqipërisë, si dhe prej Shqipërisë drejt Kosovës. Këto janë disa prej gjërave që kemi bërë dhe që synojmë t’i konkretizojmë. Kemi edhe ide të tjera, por duhet të jemi realistë dhe, krahas planeve, të sigurojmë edhe financimin dhe mbështetjen e nevojshme për realizimin e tyre”, tha Llugaliu.

Ndërsa, kryetari i Dhomës së Tregtisë, Industrisë në Kosovë, Skënder Krasniqi, e hapi diskutimin, duke iu referuar bashkëpunimit me Shqipërinë dhe lehtësimeve të ndërmarra për tregtinë mes dy vendeve, si dhe për vështirësitë e mëdha të bizneseve për eksportet në raport edhe me shtetet e tjera.

Përveç kësaj, Skënder Krasniqi, tha se bizneset presin që sa më shpejt të konstituohen institucionet, në mënyrë që të adresohen çështjet që, sipas tij, po i pengojnë prodhuesit vendorë.

Ai theksoi se një nga kërkesat kryesore të Dhomës së Tregtisë, e përsëritur tash e dhjetë vjet, është çështja e TVSH-së, e cila sipas tij, është një sfidë për bizneset.

“Urojmë që sa më shpejt t’i kemi institucionet, Kuvendin dhe Qeverinë, në mënyrë që t’i adresojmë të gjitha këto çështje. Si Dhomë e Tregtisë, në kontinuitet tash e 10 vjet kemi kërkuar që TVSH-ja të paguhet me inkasim e jo me faturim. Kjo është pengesa që po na krijohet neve, sidomos kur po flasim për prodhuesit. Ka shumë çështje që duhet të adresohen dhe ku duhet të ndërhyhet me urgjencë për t’i ndryshuar”, u shpreh Krasniqi.

Gjatë bashkëbisedimit u trajtuan dhe çështje që lidhen me procedurat doganore, lehtësimin e tregtisë dhe sfidat me të cilat përballen bizneset në aktivitetin e tyre të përditshëm.

Po ashtu bizneset shprehen shqetësimet e tyre për disa mallra të importuara për lëndën e parë të prodhimit që kanë akcizë të lartë. Për këtë çështje, drejtori LLugaliu premtoi adresimin e këtyre sfidave.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gashi nis detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, takon prokurorët e zyrës së tij: Shpreh gatishmërinë për bashkëpunim me të gjithë

Gashi nis detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, takon prokurorët e zyrës së tij: Shpreh gatishmërinë për bashkëpunim me të gjithë

Supremja ia ul dënimin Edmond Lajqit, nga burgim i përjetshëm në 30 vjet burg për vrasjen e bashkëshortes

Supremja ia ul dënimin Edmond Lajqit, nga burgim i përjetshëm në 30 vjet burg për vrasjen e bashkëshortes

Gërvalla me kallëzim penal ndaj Paunoviqit: Nuk do të tolerohet gjuha e urrejtjes

Gërvalla me kallëzim penal ndaj Paunoviqit: Nuk do të tolerohet gjuha e urrejtjes

Manaj: Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së do të mbahet para 7 gushtit

Federata e Volejbollit përfundon kursin për trajner “FIVB Coaches Course”

Shqipëria bëhet gati për euron si paranë kombëtare

Shqipëria bëhet gati për euron si paranë kombëtare

Barcelona i beson talentit 16-vjeçar, i cili u transferua në Kataluni së bashku me familjen e tij

Barcelona i beson talentit 16-vjeçar, i cili u transferua në Kataluni së bashku me familjen e tij

Manaj: Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së do të mbahet para 7 gushtit

Manaj: Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së do të mbahet para 7 gushtit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën