TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dhjetëra të vrarë në sulmet ajrore izraelite në shkollë dhe shtëpi në Gaza

by teve1
8 muaj ago
1
A A
Dhjetëra të vrarë në sulmet ajrore izraelite në shkollë dhe shtëpi në Gaza

Sulmet izraelite vranë të paktën 52 persona në Rripin e Gazës të hënën, përfshirë 36 në një shkollë të shndërruar në strehë, e cila u godit ndërsa njerëzit flinin, duke u vënë flakën sendeve të tyre, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë, ka raportuar AP.

Numri i viktimave në shkollën Fahmi Al-Jirjawi, që ndodhet në lagjen al-Daraj dhe strehoi persona të zhvendosur, është rritur në 30.

Pas shpërthimit, tendat që ndodheshin pranë u përfshinë nga zjarri, raportuan televizioni Al-Aqsa dhe burime të tjera në terren.

Pamjet e publikuara online treguan trupa të djegur, përfshirë fëmijë, dhe njerëz që qanin ndërsa përpiqeshin të shpëtonin nga flakët. Sipas një raporti lokal, skena ishte e mbushur me britma dhe kufoma të djegura.

Ushtria izraelite e konfirmoi sulmin, duke deklaruar se objekti ishte kthyer në një “qendër komande dhe kontrolli” nga Hamasi, por nuk ofroi asnjë provë për të mbështetur këtë pretendim.

Në një tjetër sulm ajror të kryer po atë ditë në Jabalia, u vranë të paktën 19 persona dhe u plagosën disa të tjerë. Sipas dëshmitarëve, një ndërtesë shumëkatëshe u shkatërrua plotësisht, duke zënë brenda dhjetëra banorë të zhvendosur.

Që nga tetori 2023, Izraeli ka zhvilluar një fushatë ushtarake të ashpër në Rripin e Gazës, duke shkaktuar vdekjen e mbi 53,900 palestinezëve – shumica prej tyre gra dhe fëmijë – dhe duke injoruar thirrjet ndërkombëtare për një armëpushim.

Në nëntor, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Paralelisht, Izraeli është paditur në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për gjenocid në enklavë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Peticioni i studentëve për provimin e jurisprudencës në shqip, Meidani: E kemi adresuar shqetësimin

Peticioni i studentëve për provimin e jurisprudencës në shqip, Meidani: E kemi adresuar shqetësimin

Vullkani Semeru në Indonezi shpërthen 7 herë brenda 3 orësh

Vullkani Semeru në Indonezi shpërthen 7 herë brenda 3 orësh

Shqipëria pësoi rënien më të madhe të rinisë në Evropë vitin e kaluar

Shqipëria pësoi rënien më të madhe të rinisë në Evropë vitin e kaluar

14 emigrantë të vdekur në Greqi pas përplasjes mes dy anijeve

14 emigrantë të vdekur në Greqi pas përplasjes mes dy anijeve

Guvernatori i BQK-së takoi misionin e FMN-së

Guvernatori i BQK-së takoi misionin e FMN-së

Peticioni i studentëve për provimin e jurisprudencës në shqip, Meidani: E kemi adresuar shqetësimin

Peticioni i studentëve për provimin e jurisprudencës në shqip, Meidani: E kemi adresuar shqetësimin

Haradinaj në ShBA kërkon mbështetjen për anëtarësim në NATO

Haradinaj në ShBA kërkon mbështetjen për anëtarësim në NATO

Sot shënohet 22-vjetori i themelimit të Facebook-ut

Sot shënohet 22-vjetori i themelimit të Facebook-ut

​Dita Botërore kundër Kancerit

​Dita Botërore kundër Kancerit

Dy persona të armatosur grabisin 1000 euro në një market në Ferizaj

Persona të armatosur kryejnë grabitje në Prizren

Vullkani Semeru në Indonezi shpërthen 7 herë brenda 3 orësh

Vullkani Semeru në Indonezi shpërthen 7 herë brenda 3 orësh

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën