Në raportin 24 orësh të policisë thuhet që si pasojë e rrahjes, ka pësuar edhe vajza e mitur të cilën e kishte sulmuar babai i saj, shkruan teve1.info.
Ndërsa bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Gjakovë 22.04.2022–20:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar (dhëndër dhe vjehërr), pasi që janë rrahur dhe therur me thikë në mes vete. Si pasoj e rrahjes, lëndime ka pësuar edhe viktima femër kosovare (e mitur), ku sipas saj është sulmuar nga babai i saj. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.











