TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Detaje se i u arrestua ish- ushtari i UÇK-së në Maqedoninë Veriore

nga Doresa Geci
18 Korrik, 2024
0
A A
Detaje se i u arrestua ish- ushtari i UÇK-së në Maqedoninë Veriore

U nis për në Maqedoninë e Veriut.

Por ish ushtari i UÇK-së në zonën e Nerodimës Blerim Ramadani, u ndalua nga policia maqedonase.

Kështu rrugën të cilën e kishte marrë për tek Universiteti i Tetovës së bashku me gruan, iu ndryshua për tek stacion policor në këtë qytet.

Detaje për këtë rast dha gruaja e ish ushtarit të UCK-së, Valbona Ramadani.

“Unë studiojë në Tetovë edhe ka ardh me shoqëru mu edhe në dorëzimin e dokumenteve …aty është bërë arrestimi. Arsyeja është se ka qenë ushtar i UÇK-së. Ne jemi në pritje reagime ka mjaftueshme, unë nuk di asgjë unë  kam emocione kam stres, reagime ka të shumta edhe sipas shumë gjasave edhe sipas avokatit që është i angazhuar atje, sipas gjitha gjasave do të lirohet kanë thënë, seanca do të përfundojë edhe pak minuta siç e di unë, se është duke u mbaj seanca gjyqësore”, ka thënë ajo.

Ramadani u ndalua nga policët maqedonas pasi ishte në listën e personave të kërkuar nga Serbia.

“Më datë 17.07.2024 në ora 16:00 në vendkalimin kufitar Jazhincë, gjatë rrugës për në vend, zyrtarët policorë i kanë hequr lirinë B.R (47) nga Kosova, pasi gjatë kontrollit të pasaportave dhe kontrolleve është konstatuar se në evidencën zyrtare ka pasur. masë “arrest”, me kërkesë të Interpol Serbisë. I njëjti i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga SVR Tetovë për procedurë të mëtutjeshme””, thuhet nga ministria e maqedonase.

Kurse sipas Ministrisë se Punëve të Jashtme të Kosovës, flet arresti i tij nga Serbia iu është lëshuar rishtazi.

“Ai është aktualisht në mbajtje në Tetovë dhe fletarresti nga Serbia është lëshuar rishtazi, me pretendime për kinse krime ndaj popullatës serbe në rajonin e Ferizajit në verën e vitit 1999.  Pas marrjes së këtij lajmi, Ambasadori ynë në Maqedoninë e Veriut, z. Qehaja, është angazhuar intensivisht për të trajtuar këtë rast. Si MPJD jemi duke punuar me autoritetet maqedonase për të siguruar lirimin e shpejtë të z. Ramadani”, thuhet nga MPJD.

E për këtë është deklaruar edhe kryeministri Kurti

“Ato informata i kam marr edhe unë sot në mëngjes, nuk kam diçka shtesë, por organet tona të sigurisë e të rendit po i grumbullojnë informacionet dhe ju kisha lutur që t’i përcillni me vëmendje në orët në vazhdim komunikatat e policisë, MPB-së dhe MPJ-së. Ndërkaq Ministria jonë e Drejtësisë është në komunikim me qeverinë e Maqedonisë së Veriut në mënyrë që të marrim vesh më shumë për shtetasin e Kosovës i cili po mbahet në paraburgim atje dhe që të mos ketë nënshtrim ndaj agresivitetit të Serbisë kundër Kosovës që reflektohet edhe në fletarreste të tilla për qytetarët tanë”, tha Kurti.

Nga Organizata e Veteranëve, presin  që ish Ushtari i UCK-së të mos dërgohet në Serbi, por që të lirohet.

“Nuk besoj që do të ndodh për cka për shkak se shumë bashkëluftëtarë tanë janë në atë listë të Serbisë, në qoftë se ndodh ata nuk duhet të jetojnë atje, kjo është një listë e përbashkët e të gjithë bashkëluftëtarët, unë besoj që kjo ka qenë vetëm një neglizhencë e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut e cila shumë shpejtë do të pasivizon atë listë sic ka ndodh më qeveritë e kaluar”, thuhet nga OVL UÇK-së.

E avokati, Zahir Hamza ka një kërkesë për të gjithë ushtarët

“Do të i kisha apeluar të gjithë personat të cilët kanë qenë me herët të kyçur në shtetndertimin apo edhe ne ushtri të mos kenë lëvizje se rreziku është permanent se ata ditë e natë që të njollosin më sulmë Ushtrinë çlirimtare të Kosovës”, është shprehur avokati.

Pos këtij rasti, deri tani Serbia ka arrestuar edhe 5 shtetas kosovar nën dyshimet që kanë kryer krime lufte.

Tags: arrestimi ne Maqedonine VerioreIsh-ushtari i UÇK-së
ShareTweet

Postime të ngjashme

Xhaferi-LVV-së: Mos vazhdoni me votim të fshehtë, shkelet Kushtetuta sërish

Xhaferi-LVV-së: Mos vazhdoni me votim të fshehtë, shkelet Kushtetuta sërish

Abrashi e quan manipulim klasik interpretimin e PDK-së për aktgjykimin e Kushtetueses

Abrashi e quan manipulim klasik interpretimin e PDK-së për aktgjykimin e Kushtetueses

Kushtet alarmante në Pallatin e Drejtësisë, një punonjës alivanoset

Kushtet alarmante në Pallatin e Drejtësisë, një punonjës alivanoset

Aksident me vdekje në Durrës

Vetaksident në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, vdes një 28-vjeçar

Xhaferi-LVV-së: Mos vazhdoni me votim të fshehtë, shkelet Kushtetuta sërish

Xhaferi-LVV-së: Mos vazhdoni me votim të fshehtë, shkelet Kushtetuta sërish

Abrashi e quan manipulim klasik interpretimin e PDK-së për aktgjykimin e Kushtetueses

Abrashi e quan manipulim klasik interpretimin e PDK-së për aktgjykimin e Kushtetueses

Kushtet alarmante në Pallatin e Drejtësisë, një punonjës alivanoset

Kushtet alarmante në Pallatin e Drejtësisë, një punonjës alivanoset

Arabia Saudite nuk dorëzohet për Viniciusin, ia ofron Realit 350 milionë euro

Reali dëshiron ta “blindoj” Viniciusin

Acerbi thotë se Asllani ka potencial të madh

Interi gati ta përfshijë Kristjan Asllanin në ofertë për italianin Rovella

Ronaldo aprovon transferimin e ish-bashkëlojtarit të tij tek Al-Nassr

Ronaldo flet pas rinovimit: Kampionati i Arabisë Saudite, mes më të mirëve në botë

Aksident me vdekje në Durrës

Vetaksident në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, vdes një 28-vjeçar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X