TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Detaje nga sulmi i lokalit në veri ku Sveçla piu limonadë

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, një lokal në Mitrovicën e Veriut është sulmuar me koktej molotovi. Nga Policia e Kosovës thonë se për momentin nuk ka të dyshuar, ndërsa rastin e dënoi edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili dy ditë më parë, vet qëndroi në këtë lokal bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Detaje nga sulmi i lokalit në veri ku Sveçla piu limonadë

Të dielën një pastiçeri në sheshin “Car Llazari”, ishte cak i sulmeve.

Persona të panjohur thyen derën e lokalit, e brenda saj hodhën koktej molotovi.

Të premten në këtë pastiçeri, ministrat Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqi, u pritën nga kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.
E pija e përbashkët e tyre, ishte limonada.

Për shkak të sigurisë, pronarët e lokalit nuk kanë pranuar të flasin para kamerës. Por prapa saj i thanë televizionit që sulmi ndodhi në orët e para të mëngjesit dhe askush nga stafi nuk u lëndua.
Rastin e kanë konfirmuar edhe në Policinë e Kosovës.

Por këta thonë se deri më tani nuk ka persona të dyshuar.

“Rreth orës 03:30 ka pas tentim zjarrvënie në Mitrovicën e Veriut. Dëme të vogla materiale janë shkaktuar. Për momentin nuk kemi të dyshuar, ndërsa policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit”, ka thënë Veton Elshani, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.

Ndërkohë eksperti i sigurisë nga ky qytet, Arben Dashevci, thotë për Tëvë 1 se gjendja në katër komunat veriore, vazhdon të jetë e qetë, por e brishtë.

“Gjithmonë do të ekzistojnë copëza kriminale matanë lumit Ibër, duke e pasur parasysh se çfarë kemi kaluar ne. Pra e kemi kaluar 24 shtatorin, gjithmonë do të ketë tentim destabilizimi të Republikës së Kosovës, edhe më këtë tentim zjarrvënie ose edhe me diçka tjetër nesër, nuk duhet të befasohemi, me rëndësi që situata në aspektin e brendshëm është e qetë, nuk ka incidente etnike, por të themi se jemi komod, kur je në të portokalltën kjo kërkon vigjilencë të paparë deri me sot”, ka thënë ai.

Këtë sulm e ka dënuar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Përmes llogarisë në Facebook, Sveçla tha se rendi e ligji do të triumfojnë me çdo kusht mbi terrorin.

Tags: Sulmi i lokalit ne veriSveçlaVeton Elshani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit

Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit

Ish-drejtori i PK-së: Numri më i madh i vrasjeve ndodh në muajt e pranverës

Katër të vrarë brenda një jave në Kosovë

Ndalohet i dyshuari që kanosi me vrasje dëshmitarin bashkëpunues në çështjen “Brezovica”

Ndalohet i dyshuari që kanosi me vrasje dëshmitarin bashkëpunues në çështjen “Brezovica”

Vidhen stoli ari në një shtëpi në Leshan të Pejës

Mbi 200 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente gjatë 24 orëve

Gjendja e të dyshuarës për vrasjen në Podujevë vazhdon të mbetet e rëndë

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Njësia Speciale ndërhyri pasi e dyshuara për vrasjen në Podujevë ishte mbyllur në shtëpi – detaje nga rasti

Vdes në QKUK i plagosuri me armë zjarri ditë më parë në Viti

Vdes në Emergjencë njëra nga të plagosurat në Podujevë ku mbrëmë u vra një burrë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën