TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Detaje nga delegacioni presidencial që mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Trump

nga Tëvë1
6 muaj më parë
7
A A
Detaje nga delegacioni presidencial që mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Trump

Delegacioni presidencial ka marrë pjesë në aktivitetet e organizuara me rastin e inaugurimit të Presidentit të 47-të, të SHBA-ve, Donald Trump.

Ky delegacion presidencial, i përbërë nga Learta Hollaj, Shefe e Stafit të Presidentes, dhe Rejhan Vuniqi, Këshilltare për Politikë të Jashtme, të shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, ka marrë pjesë në aktivitetet e organizuara për nder të inaugurimit të Presidentit të 47-të, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Gjatë këtyre ditëve, ata kanë marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Trump në Capitol Hill, tubimin e mbajtur para ceremonisë së betimit në Capital One Arena.

Me këtë rast, ata kanë pasur mundësinë të takohen me një sërë zyrtarësh të lartë, senatorë dhe kongresistë, si dhe këshilltarë dhe persona me ndikim nga bota e biznesit dhe sfera të tjera të interesit.

“Gjatë këtyre aktiviteteve, ata kanë pasur mundësinë të bisedojnë me: Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan, Mike Johnson; të nominuarin e Presidentit Trump për Drejtor të CIA-s, John Ratcliffe; Kongresistin dhe Kryesuesin e nënkomitetit për Evropë në Komitetin për Politika të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, Keith Self; Kongresistin Chip Roy; Kongresistin Ronny Jackson; Kongresistin John Cornyn, Kongresistin Ted Cruz; Guvernatorin e Teksasit, Greg Abbott; Guvernatoren e Ioëa, Kim Reynolds; Ambasodorin e nominuar të Presidentit Trump në NATO, Matt Ëhitaker; Zëvendës Guvernatorin e Teksasit, Dan Patrick; Prokurorin e Përgjithshëm të Teksasit, Ken Paxton; ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg; Senatoren e Teksasit, Angela Paxton; Këshilltarin lokal, Gino Mulliqi; dhe ish-Kongresistin Jack Fields, si dhe përfaqësues të shumtë të mërgatës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Osmani ka uruar Trumpin, duke konfirmuar angazhimin e Kosovës për avancimin e mëtejshëm dhe të vazhdueshëm të raporteve bilaterale.

“Në të gjitha këto takime, janë përcjellë urimet më të mira për Presidentin Trump dhe administratën e re në emër të Presidentes Osmani dhe qytetarëve të Kosovës, duke konfirmuar angazhimin e Republikës së Kosovës për avancimin e mëtejshëm dhe të vazhdueshëm të raporteve bilaterale. Në bisedat me zyrtarët amerikanë është theksuar gjithashtu rëndësia e vizitave të ndërsjella, si dhe rëndësia e bashkëpunimit me qëllim të avancimit dhe ruajtjes së sigurisë në rajon dhe përtej”, thuhet ndër tjera./teve1.info/

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Gërvalla merr pjesë në forumin e Dubrovnikut, temë kryesore e ardhmja euroatlantike e Ballkanit Perëndimor

Gërvalla merr pjesë në forumin e Dubrovnikut, temë kryesore e ardhmja euroatlantike e Ballkanit Perëndimor

​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar

​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar

Zbulohen drogë dhe telefon në tualetin e burgut të Dubravës

Zbulohen drogë dhe telefon në tualetin e burgut të Dubravës

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Babai sulmon policët gjatë arrestimit të djalit për narkotikë, dërgohet në mbajtje

Dy gjigantët evropianë po monitorojnë situatën e Ibrahima Konates

Konate te Real Madridi, punë e kryer, 50 milionë euro për Liverpoolin

Gërvalla merr pjesë në forumin e Dubrovnikut, temë kryesore e ardhmja euroatlantike e Ballkanit Perëndimor

Gërvalla merr pjesë në forumin e Dubrovnikut, temë kryesore e ardhmja euroatlantike e Ballkanit Perëndimor

Dafina Zeqiri iu reagon mediave pasi i publikuan fotografi nga spitali: Po vdisni për ekskluzivitet që s’do ta merrni kurrë

Dafina Zeqiri iu reagon mediave pasi i publikuan fotografi nga spitali: Po vdisni për ekskluzivitet që s’do ta merrni kurrë

Pse trangujt janë ushqim ideal në ditë të nxehta?

Pse trangujt janë ushqim ideal në ditë të nxehta?

Arabia Saudite nuk dorëzohet për Viniciusin, ia ofron Realit 350 milionë euro

Real Madridi ia cakton çmimin Vini Jr, 150 milionë euro për ekipet e interesuara

Sot ndeshja e parë e Kombëtares U19 në Evropianin e hendbollit

Sot ndeshja e parë e Kombëtares U19 në Evropianin e hendbollit

Laroshi, portieri i ri i Gjilanit

Laroshi, portieri i ri i Gjilanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X