TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Dështon themelimi i Komisionit Hetimor për rastin “Dehari”, përplasje mes Haxhiut e Tahirit

nga TËVË 1
8 Shkurt, 2024
0
A A
​Dështon themelimi i Komisionit Hetimor për rastin “Dehari”, përplasje mes Haxhiut e Tahirit

Në mungesë të kuorumit ka dështuar themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu tha se si deputetë parashtrues të kërkesës për themelimin e këtij komisioni, konsiderojnë se “siç nuk ka qenë rastësi sulmi ndaj këtij institucioni, po ashtu nuk janë rastësi ngjarjet dhe zhvillimet rreth e mbi këtë institut edhe gjatë kësaj kohe dhe mandatit qeverisës”.

Ajo potencoi se tanimë dyshimet janë më të mëdha se pushteti aktual për qëllime të caktuara e ka kthyer IML-në në cak të sulmeve dhe në instrument politik.

Deliu shtoi se Komisioni Hetimor Parlamentar duhet të hetojë edhe përgjegjësinë ligjore të Ministrisë së Drejtësisë se si është e mundur që edhe pas zhdukjes së mostrave të rastit Dehari, mbikëqyrja dhe niveli i sigurisë në këtë institut të mbetet kaq i ulët.

“Tashmë dyshimet janë më të mëdha se për qëllime të caktuara të pushteti aktual ky institut tashmë është kthyer në cak të sulmeve dhe në instrument politike të këtij pushteti…Komisioni Hetimor Parlamentar duhet të hetojë edhe përgjegjësinë ligjore të Ministrisë së Drejtësisë se si është e mundur që edhe pas zhdukjes së mostrave të rastit Dehari mbikëqyrja dhe niveli i sigurisë në këtë institut të mbetet kaq i ulët”, tha Deliu.

Ndërkaq, lidhur me këtë çështje, përplasje pati ndërmjet deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, derisa tha deputeti opozitar tha se është e papranueshme që sot nga pushteti të flitet për keqpërdorime e abuzime e asnjë fjalë për Astrit Deharin, për çka shtoi se vetë ministrja e Drejtësisë para disa muajve ka inkurajuar inicimin e këtij komisioni.

Tahiri potencoi se është i vetmi njeri që ka marrë iniciativën që rasti i Dehrit të shkojë edhe në institutin zviceran, ngase sipas tij kanë qenë të interesuar për zbardhjen drejt së vërtetës për humbjen e jetës së Astrit Deharit.

Ai shtoi se propozimi i tij i parë si ministër i Drejtësisë ka qenë ndarja e buxhetit që ky rast të shkojë konform kërkesës së prindërve të të ndjerit, Astrit Dehari.

“Nëse dikush e ka një lloj epërsie morale, të flas për këtë punë jam unë, sepse jam i vetmi njeri që përpos punës që kanë bërë institucionet e Kosovës është marrë iniciativë të plotësohet me dëshirën e prindërve të të ndjerit dhe rasti të shkoj në institutin zviceran ashtu siç e kanë kërkuar ata, sepse kemi qenë shumë të interesuar të bëjmë një veprim që e dërgon drejt zbardhjes së të vërtetës së humbjes së jetës të Astrit Deharit”, tha Tahiri.

Lidhur me këto, ministrja Haxhiu tha se gjatë kohës kur Tahiri ishte ministër i Drejtësisë, është lejuar keqpërdorimin e rreth 1 milionë eurove të pagesave të mjekësisë ligjore dhe se afro 700 autopsi nuk janë mbyllur asnjëherë. Ajo theksoi se sipas informatave që ka, Tahiri nuk ka ndërmarrë as edhe një veprim të vetëm për të fuqizuar apo adresuar shkeljet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Sipas informatave që unë i kam në kohën sa ke qenë ministër i Drejtësisë, asnjë përpjekje minimale nuk e ke bërë për të vendosur rregull dhe rend në IML dhe më besoni gjendja në IML ka qenë e mjerueshme”, tha Haxhiu.

Ndërkaq, sa i përket adresimit të kërkesës për mbulimin e shpenzimeve në raport me ekspertizën nga instituti zviceran nga Tahiri, sipas Haxhiut një veprim i tillë nuk është për mburrje, ngase është përgjegjësi ndaj shërbimit të qytetarëve.

Tags: abelard tahiriAlbulena HaxhiuRasti Dehari
ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani në takim me komunitetet joshumicë: Funksionimi i institucioneve janë prioritete kyçe në interes të qytetarëve

Osmani në takim me komunitetet joshumicë: Funksionimi i institucioneve janë prioritete kyçe në interes të qytetarëve

Në Prishtinë gjenden mbetje mortore të tre personave të zhdukur gjatë luftës

Në Prishtinë gjenden mbetje mortore të tre personave të zhdukur gjatë luftës

​Osmani pret në takim përfaqësuesit e partive të komuniteteve jo shumicë

​Osmani pret në takim përfaqësuesit e partive të komuniteteve jo shumicë

S’ka marrëveshje nga takimi i parë i presidentes me partitë politike shqiptare

Osmani: Nga mos konstituimi i institucioneve, pasojat i bartë vet shteti

Osmani: Nga mos konstituimi i institucioneve, pasojat i bartë vet shteti

Abdixhiku: Ngërçi politik vazhdon, VV-ja s’e ka brengë e as urgjencë zgjidhjen e çështjes

Abdixhiku: Ngërçi politik vazhdon, VV-ja s’e ka brengë e as urgjencë zgjidhjen e çështjes

Haradinaj pas takimit me presidenten: Do ta votojmë për kryetar të Kuvendit një person unifikues

Haradinaj pas takimit me presidenten: Do ta votojmë për kryetar të Kuvendit një person unifikues

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X