Në mungesë kuorumi, sërish ka dështuar të mbahet seanca urgjente e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, e ftuar nga kryetari Alban Hyseni për të votuar buxhetin e vitit 2025.
Ekipi i tëvë1 ka raportuar se në këtë seancë nuk kanë marrë pjesë LDK-ja dhe PDK-ja, kurse AAK-ja e ka mbështetë.
Madje, prezentë në këtë seancë kanë qenë vetëm 13 asamblistë.
Ndërkohë, seanca pritet të mbahet të mërkurën në ora 10:00.
Ndryshe, kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni ka paralajmëruar konferencë për media./teve1.info/