TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dështojnë takimet e Osmanit me PDK e AAK

by Florijeta Dernjani
2 vjet ago
0
A A
Dështojnë takimet e Osmanit me PDK e AAK

Presidencës i dështuan shumica e takimeve rreth draftit të asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kjo pasi PDK-ja e vlerësoi si të panevojshëm një takim që sipas tyre nuk do të prodhonte efekt, kurse AAK-ja nuk u përputh me orar të presidencës.

E hëna ishte planifikuar të jetë e ngjeshur me takime të presidentes, Vjosa Osmani.

Nga të gjithë opozitarët, asaj në zyre i shkoi vetëm kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ftesë për takim kishin pasur edhe krerët e tjerë opozitarë, që të konsultoheshin në lidhje me draft statutin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Me arsyen se një takim i tillë nuk do të prodhonte ndonjë efekt, PDK-ja, nuk iu përgjigj pozitivisht Osmanit.

Në presidencë shkoi, por nuk zhvilloi takim, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kjo pasi sipas kësaj partie, Osmani nuk e respektoi orarin për të cilin ishte lënë që të mbahej ky takim.

Kryetari Ramush Haradinaj si dhe Sekretari i Përgjithshëm Muharrem Nitaj ishin në Presidencë në orarin e përcaktuar nga Presidentja Osmani, por fatkeqësisht Presidentja nuk respektoi orarin e caktuar nga vetë ajo dhe për këtë arsye takimi nuk është realizuar.

Ndryshe u shpreh presidenca.

Sipas këtij institucioni, Haradinaj nuk priti derisa protokolli të bënte njoftimet e nevojshme për takim.

“Takimi ishte paraparë të mbahet, por për shkaqe protokollare nuk është realizuar. Z.Haradinaj nuk ka dashur të presë derisa protokolli e ka njoftuar Presidenten për arritjen e tij.

Pavarësisht kësaj, Presidentja Osmani ka lënë të hapur mundësinë e takimit ditëve në vazhdim, kurdo që kreu i AAK-së e vlerëson se duhet diskutuar dhe adresuar çështjet e rëndësisë nacionale.

Dera e Presidencës vazhdon të mbetet e hapur”, thuhet në një njoftim nga Presidenca.

Megjithatë, nuk është njoftuar ndonjë datë tjetër konkrete se kur do të mund të zhvillohet ky takim mes Osmanit e Haradinaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Epoka 27-vjeçare e ujit falas në veri drejt fundit

Epoka 27-vjeçare e ujit falas në veri drejt fundit

Përfundon numërimi i votave me postë, kaq votat morën partitë

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, KQZ: 78% e kutive të përfunduara

Zulfaj: Kosova mbetet cak i ndërhyrjeve të huaja e fushatave dezinformuese

Zulfaj: Kosova mbetet cak i ndërhyrjeve të huaja e fushatave dezinformuese

​ZKA nis auditimin e sistemit për menaxhimin e barnave dhe pajisjeve mjekësore

“Serbia veproi më shpejt se Kosova për gazsjellësin”, Kosova shpenzoi 735 milionë euro për import të energjisë

“Serbia veproi më shpejt se Kosova për gazsjellësin”, Kosova shpenzoi 735 milionë euro për import të energjisë

Marrëveshja SHBA–Iran, ekspertët presin ulje të çmimeve të naftës në Kosovë

Marrëveshja SHBA–Iran, ekspertët presin ulje të çmimeve të naftës në Kosovë

Abdixhiku takon ambasadorin gjerman: Pas certifikimit të rezultateve të formohen institucionet e reja

Abdixhiku takon ambasadorin gjerman: Pas certifikimit të rezultateve të formohen institucionet e reja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën