TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dëshmitari Nehat Lika flet në gjykimin për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
Dëshmitari Nehat Lika flet në gjykimin për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj ka nisur seanca gjyqësore ndaj gjashtë të pandehurve, të akuzuar për vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamet Lika.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, më 9 janar 2026 ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë të pandehurve me inicialet H.B., R.M., V.Ç., E.L., SH.K. dhe D.G.

Gjatë seancës së sotme ka dëshmuar Nehat Lika, i cili ka folur për komunikimin e fundit me të ndjerin dhe për rrethanat në të cilat e kishte marrë vesh për plagosjen e tij.

Dëshmitari ka deklaruar se Muhamet Lika nuk i kishte treguar për ndonjë shqetësim tjetër, përveç dëshirës për të krijuar familje dhe për t’u zhvendosur në banesën e re.

“Brenga e tij ka qenë me pas fëmijë, krijimin e familjes e me dalë në banesë të re. Gjëra tjera s’kemi diskutuar. S’kam mundur të vërej ndonjë brengë tjetër a shqetësim. S’ka kallëzuar sen.”

Ai ka treguar edhe për takimin e fundit me Muhametin.

“Jena kon tu dalë natën e Bajramit me pi kafe, edhe m’tha edhe nja 10 ditë me dalë n’banesë t’re. Tani e ka thirrë bashkëshortja Violeta me hangër bukë, edhe tana u qum. Tani edhe dy ditë u kon n’punë, po s’jam taku me to hiç”, ka thënë Nehat Lika.

Më pas, dëshmitari është pyetur nga prokurori i rastit, Ismet Rrahmani, se si e kishte kuptuar lajmin për rastin.

Nehat Lika ka deklaruar se për ngjarjen ishte njoftuar përmes rrjeteve sociale dhe më pas ishte nisur drejt banesës së Muhametit.

“Unë e kam kuptu nga faqja ‘S’je Kaçanikli’, edhe jam nis me shku te banesa e Muhametit. Kish pas shumë kallabllak, policë e qytetarë. M’thanë e kanë nis për emergjencë. Fillimisht e kam ditë që është i plagosur. Jam nis direkt për emergjencë.”

Ai ka rrëfyer edhe takimin me bashkëshorten e Muhametit, Violeta, në emergjencë.

“Si kom hy në emergjencë e takova Violetën, e pyta çka u bo, më tha që është plagos Muhameti.”

Dëshmitari ka thënë se të akuzuarit nuk i kishte njohur personalisht, por se disa prej tyre i kishte parë më herët.

“Të akuzumit nuk i kam njoftë personalisht, po Kaçaniku është vend i vogël edhe i kam pa si fytyra”, ka deklaruar Nehat Lika.

Seanca ndaj gjashtë të pandehurve është duke vazhduar në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Tags: Muhamet LikasencaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohen tre persona të kërkuar në Podujevë, dërgohen në vuajtje të dënimit

Arrestohet një person në Drenas, dyshohet se kanosi policët gjatë shqiptimit të gjobës

Prokuroria kërkon paraburgim për nëntë të arrestuarit për krime lufte

Aksion i Prokurorisë Speciale dhe Policisë në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare

Edona Podrimja emërohet zëvendësministre në Ministrinë e Shëndetësisë

Edona Podrimja emërohet zëvendësministre në Ministrinë e Shëndetësisë

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Tre persona arrestohen nën dyshimin për ngacmim seksual

Nga 16 prilli 269 raste me fruth në Kosovë

Nga 16 prilli 269 raste me fruth në Kosovë

​Liga e Kampionëve ndez garën sonte, nëntë ndeshje në program

​Liga e Kampionëve ndez garën sonte, nëntë ndeshje në program

Rama vijon thirrjet e përsëritura ndaj studentëve për dialog

Rama vijon thirrjet e përsëritura ndaj studentëve për dialog

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën