TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dëshmitari Krasniqi thotë se mërgimtarët detyroheshin të paguanin për UÇK-në dhe luftën

by TËVË 1
1 vit ago
47
A A
Dëshmitari Krasniqi thotë se mërgimtarët detyroheshin të paguanin për UÇK-në dhe luftën

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë edhe të martën po vazhdon dëshminë dëshmitari i 118-të, Naser Krasniqi, i cili mban kodin W04743 në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, dëshmitari përfaqësohet nga një avokat kujdestar dhe i njëjti është jashtë sallës së gjyqit për të qenë në dispozicion në rast që Krasniqi ka nevojë për këshilla.

Dëshmitarit Krasniqi iu prezantua një dokument, të cilin vetë ai ia kishte dhënë Prokurorisë javën e kaluar.

“Ky dokument është përpiluar gjatë kohës së luftës përkatësisht në janar 1999 dhe për një kohë nuk e kam ditur ku e kam dhe rastësisht e kam gjetur së bashku me disa dokumente të mia personale”, tha dëshmitari, duke shtuar se dokumenti mban emrin dhe mbiemrin e tij pasi që e ka përpiluar vetë.

Sipas Prokurorisë, aty ishte një fletëdenoncim që dy policë nuk kanë mbushur detyrat që ka nxjerrë Drejtoria për Financat e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së që përcakton obligimin për qytetarët e Kosovës përkatësisht ata që jetonin jashtë vendit.

“Ashtu qysh shihet edhe nga paragrafi i parë i shkresës kishte të bënte me inkasimin e të hyrave për luftën e UÇK-së për mërgimtarët që nuk i kishin financuar në botën e jashtme, përkatësisht nuk i kishin shlyer obligimet atje dhe na ishte dhënë detyrë që t’i verifikonin dhe këto obligime t’i shlyenin në vend do të thotë në Kosovë. Po flas çdo herë për territorin e Brigadës 121 përkatësisht të Togut të Policisë Ushtarake të Brigadës 121”, tha dëshmitari.

Krasniqi shtoi se shuma e kontributeve ishte sipas shteteve dhe të gjitha ishin të specifikuara në vendim dhe varionte nga 1 mijë deri në 2 mijë marka ose franga zvicerane.

“Sipas detyrave që ishin të dhëna, në qoftë se mërgimtarët nuk i kishin kryer këto obligime dhe nuk i kanë dhënë në këtë rast në Kosovë, do të duhej t’i merrej pasaporta deri sa t’i shlyente obligimet”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se vendimin e kishin marrë nga Brigada dhe respektivisht nga komandanti i Brigadës 121. Tha se kishin informacione që Lidhja Demokratike e Kosovës ishte pengesë për marrjen e të ardhurve nga mërgimtarët.

“Ashtu i kishim informatat atëherë”, tha dëshmitari Krasniqi.

Gjatë fillimit të seancës, gjykatësi Smith III tha se më 23, ZPS-ja informoi se në një paketë të caktuar të materialeve ka nxjerrë përkthimet e disa materialeve në anglisht, të cilat janë pranuar dhe morën numër prove. Gjithashtu, ai shtoi se u miratua një kërkesë e ZPS-së që një dokument i përkthyer të zëvendësohet me një tjetër të rishikuar.

Veç kësaj, gjykatësi njoftoi se ZPS-ja më 24 janar 2025 dorëzoi kërkesë sipas Rregullës 154 si dhe një kërkesë për dëshmi përmes video-lidhjes W00543. Mbrojtësi i viktimave nuk kishte kundërshtime për këtë.

Gjithashtu, as mbrojtësi i Kadri Veselit, Rodney Dixon i cili tha se nuk ka kundërshtime as për kërkesën sipas Rregullës 154 dhe as përmes video-lidhjes. Sidoqoftë ai tha se nuk janë përmbushur kriteret megjithëse nuk e kundërshton kërkesën për hir të procesit dhe rëndësisë së dëshmitarit.

Ai kërkoi që nëse ka ndonjë dëshmitar tjetër të tillë të informohet mbrojtja. Me parafolësin u pajtuan edhe ekipet e tjera të mbrojtjes.

Ndryshe, të gjithë të akuzuarit ishin prezent në sallën e gjyqit.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /BetimipërDrejtësi

Tags: GjykimiHagëTeve1
Share6Tweet4

Postime të ngjashme

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

Plagosja e dyfishtë në Ferizaj, 32-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore

Abdixhiku për vdekjen e Engel: Kosova humbi një nga miqtë më të mëdhenj

Abdixhiku për vdekjen e Engel: Kosova humbi një nga miqtë më të mëdhenj

Një i vdekur e dy të lënduar nga një aksident mes dy motoçikletave në Livoç të Ulët të Gjilanit

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Emisioni “Info Nata” 10.04.2026

Emisioni “Info Nata” 10.04.2026

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

Plagosja e dyfishtë në Ferizaj, 32-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore

Abdixhiku për vdekjen e Engel: Kosova humbi një nga miqtë më të mëdhenj

Abdixhiku për vdekjen e Engel: Kosova humbi një nga miqtë më të mëdhenj

Një i vdekur e dy të lënduar nga një aksident mes dy motoçikletave në Livoç të Ulët të Gjilanit

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Zeqaj: Kurti po krijon “mjegull politike”, s’ka interes për ta qeverisur vendin

Zeqaj: Kurti po krijon “mjegull politike”, s’ka interes për ta qeverisur vendin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën