tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Derbi Inter-Milan, për avantazh të hershëm për titull

tëvë1 nga tëvë1
16/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter
Derbi i qytetit të Milanos do të luhet shumë herët këtë edicion. Të dyja ekipet, Interi dhe Milani, kanë nisur në mënyrë të përkryer edicionin në tri ndeshjet e para. Kanë shënuar nga tri fitore dhe kanë shfaqur futboll të mirë, falë edhe transferimeve që i kanë bërë në verë. Të shtunën do të luhet ndeshja e zjarrtë, dhe do të nisë në ora 18:00.

I takon xhiros së katërt të elitës së futbollit të Italisë. Para pushimit të ndeshjeve të përfaqësueseve, Milani mposhti Romën e Jose Mourinhos me rezultatin 2:1, kurse Interi triumfoi thellë ndaj Fiorentinës, 4:0. “Derby della Madonnina” gjithmonë dhuron atmosferë të veçantë. Napoli doli kampion i edicionit të fundit, ndërsa dy edicionet e mëparshme të tjera ishin fituar nga ekipet e Milanos.

“Nerazzurrët” triumfuan në sezonin 2020/21, ndërsa Milani në sezonin 2021/22.

Në ndeshjet e ndërsjella, Interi i ka fituar pesë nga gjashtë takimet, përfshirë edhe dy në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve edicionin e kaluar. Interi, megjithatë, në finale ishte mposhtur nga Manchester City. Christian Pulishiq ka qenë një prej lojtarëve më në formë te Milani në start të këtij edicioni. Ai shënoi dy gola në tri ndeshjet hapëse, dhe ka bërë menjëherë tifozët për vete. Pulishiq u transferua te Milani nga skuadra e Chelseat.

Forca e madhe e Milanit në sulm mund të jetë test i vështirë për mbrojtjen e Interit, që ende nuk ka pësuar gol në edicionin e ri të futbollit italian.

Edhe Interi është përforcuar në këtë edicion, përfshirë edhe sulmuesin Marcus Thuram. Thuram erdhi nga Borussia Moenchengladbach, si futbollist i lirë. Ai shënoi golin e tij të parë me Interin kundër Fiorentinas, ndërsa ka kontribuuar me tri asistime.

Është djali i Lilian Thuramit, që kishte luajtur si mbrojtës te Parma dhe Juventusi, ndërsa e kishte fituar Kupën e Botës me Francën në vitin 1998.

Fituesi tjetër i Botërorit në skuadrën e Interit është Lautaro Martinez, që ka pesë gola të shënuar. Ai kishte shënuar dy gola kundër Milanit në sezonin e kaluar.

Duel tjetër i fortë në këtë fundjavë do të jetë ai mes Juventusit dhe Lazios. Kjo ndeshje luhet në Torino të shtunën dhe nis në orën 15:00. Të shtunën luan edhe kampioni i Italisë, Napoli, që e viziton Genoan nga ora 20:45.

Mali i Zi e dënon ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës

24/09/2023

6 serbët e arrestuar për sulmin në veri dërgohen në mbajtje për 48 orë

24/09/2023

Policia arreston sulmuesin e dytë, gjen uniforma, granata, zolla, mitralozë e kallashnikov

24/09/2023

Gecaj: Automjetet e përdorura sot në veri, kanë mbet prej luftës së Kosovës

24/09/2023

Demhasaj: Nguten me deklarime, krerët shtetërore nuk guxojnë të japin deklarata të gabuara

24/09/2023

Nesër ditë zie në Kosovë, në nderim të policit të vrarë në veri

24/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.