tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Deputetja franceze e PE-së e quan skandaloz vendimin e Kosovës për moslejim të referendumit serb

Besarta Mehmeti nga Besarta Mehmeti
18/02/2022
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Anëtarja e partisë së Marine Le Pen, Fronti Kombëtar i ekstremit të djathtë, veç kësaj kritike, ka thënë po ashtu se fati i serbëve të Kosovës po përkeqësohet dita-ditës, ndërsa ka kërkuar mocion për një rezolutë për manastiret serbe, të klasifikuara siç ka thënë ajo, “të rrezikuara” nga UNESCO, raporton Zeri.info.

“Fati i serbëve të Kosovës po përkeqësohet dita-ditës! Mocioni im për një rezolutë mbi manastiret serbe të klasifikuara si ‘në rrezik’ nga UNESCO. Skandaloz është edhe refuzimi i hapjes së qendrave të votimit për referendumin e janarit”, ka shkruar Bilde dje në Twitter.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë të përbashkët për të kundërshtuar organizimin e referendumit serb të 16 janar të këtij viti, referendum që kishte të bënte me ndryshimet kushtetuese për fushën e drejtësisë në këtë shtet.

Qeveria e Kosovës, megjithatë ua kishte mundësuar serbëve të Kosovës të votonin përmes postës dhe në zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë.

Kjo është rezoluta e propozuar nga eurodeputetja Bilde më 27 janar, 2022:

Mocioni për një rezolutë të Parlamentit Evropian për situatën e serbëve në Kosovë

Parlamenti Evropian,

– duke pasur parasysh marrëveshjen ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të datës 19 prill 2013,

– duke pasur parasysh Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën të datës 27 tetor 2015,

– duke pasur parasysh nenin 143 të Rregullores së tij të Punës,

A. duke pasur parasysh se, më 15 janar 2022, një rezolutë e Parlamentit të Kosovës dekretoi që serbët e Kosovës mund të votonin në referendumin kushtetues serb të 16 janarit 2022 vetëm “me postë ose përmes Zyrës Ndërlidhëse Serbe në Prishtinë”, kundër mendimit të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë (në tekstin e mëtejmë “Përfaqësuesi i Lartë”), sipas të cilit, më parë, “mbledhja e votave u bë falë lehtësimit të OSBE”;

B. duke marrë parasysh përplasjet me policinë më 13 tetor 2021 dhe armiqësia kundër një feste fetare në Katedralen e Prishtinës në qershor 2021 dëshmojnë për tensione në rritje;

1. Është i shqetësuar për kërkesën për heqjen e katër manastireve serbe nga lista e UNESCO-s e Trashëgimisë Botërore në Rrezik;

2. Inkurajon Përfaqësuesin e Lartë që të kërkojë krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të paraparë në marrëveshjen e 19 prillit 2013, dhe të marrë parasysh një hetim për faktet e lartpërmendura.

Inspektorati fillon hetimin e reagimit të policëve në protestën për vizitën e Trendafilovës

30/11/2023

Mbyllet për publikun gjykimi ndaj të akuzuarve për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi

30/11/2023

Vlerat e bukës së zezë për organizëm më të fortë

30/11/2023

Vidhet një traktor në Drenas

30/11/2023

I kërkuari nga Policia sulmon zyrtarin policor dhe ikë

30/11/2023

Deklarohen nga Policia për vrasjen e vjehrrit nga dhëndëri: Ndodhi pas një mosmarrëveshje

30/11/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.