TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Deputeti gjerman: Kosova e ka mbështetjen tonë

by Shpat Blakcori
1 vit ago
0
A A
Deputeti gjerman: Kosova e ka mbështetjen tonë

Deputeti i Bundestagut gjerman, Boris Mijatovic.

Deputeti i Bundestagut gjerman, Boris Mijatovic, thotë se Kosova ka të drejtë ta mbrojë territorin e saj nga çfarëdo kërcënimi që mund të vije nga jashtë. Ai mes tjerash bëri të ditur se Gjermania do të vazhdojë ta mbështes fort Kosovën në çdo proces.

Kosova do të vazhdojë ta ketë mbështetjen e fortë nga Gjermania.

Kështu bënë të ditur nga Bundestagu gjerman, deputeti i partisë së gjelbër Boris Mijatovic.

Mijatovic thotë se Kosova ka plotësisht të drejtë ta mbrojë territorin e saj nga çfarëdo kërcënimi që mund t’i vije nga jashtë dhe se për këtë do ta ketë mbështetjen e Gjermanisë.

Mirëpo në të njëjtën kohë ai ka inkurajuar Kosovën të jetë më bashkëpunuese me shtetet e rajonit.

“Dua ta them se Gjermania ka marrëdhënie shumë të mira me Kosovën. Kosova ka plotësisht të drejtë ta mbrojë veten nga sulmet që i vijnë nga jashtë. Ne do të ndihmojmë në forcimin e institucioneve për t’i dalë ballë sfidave te ndryshme. Unë vetëm e inkurajoj Kosovën si dhe të gjitha vendet e rajonit të bashkëpunojnë më tepër në fushën e tregtisë. Kur keni bashkëpunim të mirë ekonomik atëherë gjërat e tjera rregullohen më lehtë. Procesi i Berlinit do të thosha se është një histori suksesi por vetëm kjo nuk mjafton”, tha Mijatatovic.

Deputeti gjerman, ka folur edhe për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai thotë se Gjermania mund të përfshihet edhe më shumë për të ndihmuar në lehtësimin e dialogut.

“Gjermania është e angazhuar seriozisht në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Natyrisht që Berlini mund të bëj edhe më shumë në këtë drejtim si lehtësues i dialogut për t’i ndihmuar Kosovës dhe Serbisë të gjejnë një zgjidhje. E di që nuk është aspak e lehtë kur kërkohen kompromise në negociata por alternativa tjera nuk ka.  Kosova do ta ketë mbështetjen tonë në këtë drejtim”, tha deputeti gjerman.

Dinamikë të re në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe zbatim të plotë të marrëveshjeve të arritura, ka kërkuar edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.

I pari i Gjermanisë ofroi angazhim personal në arritjen e këtij qëllimi, si rruga e vetme për të dyja vendet për integrim në Bashkimit Evropian. /teve1.info/

Tags: Boris MijatovicGjermaniaKosova
ShareTweet

Postime të ngjashme

AAK mbështet rezolutën e propozuar nga PDK-ja

AAK mbështet rezolutën e propozuar nga PDK-ja

Haxhiu: Seanca e Kuvendit, në rend dite ndarjet buxhetore, votimi i marrëveshjeve dhe rezoluta për UÇK-në

Haxhiu: Seanca e Kuvendit, në rend dite ndarjet buxhetore, votimi i marrëveshjeve dhe rezoluta për UÇK-në

Hargreaves pret angazhim të Qeverisë së re në dialogun me Serbinë

Hargreaves pret angazhim të Qeverisë së re në dialogun me Serbinë

Policia në Mitrovicë me fushatë sensibilizuese “Mos lejo që shpejtësia të të udhëheq”

Policia në Mitrovicë me fushatë sensibilizuese “Mos lejo që shpejtësia të të udhëheq”

Xhudistët, sportistët më të ranguar në vend, MKRS-ja zbulon listën

Policia belge bastis zyrat e Komisionit të BE-së

Policia belge bastis zyrat e Komisionit të BE-së

Policia në Mitrovicë me fushatë sensibilizuese “Mos lejo që shpejtësia të të udhëheq”

Policia në Mitrovicë me fushatë sensibilizuese “Mos lejo që shpejtësia të të udhëheq”

Kurti: Me Kuvend e Qeveri të re, e kemi një mundësi tjetër për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

Kurti: Me Kuvend e Qeveri të re, e kemi një mundësi tjetër për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën