Deputetët e partive politike kanë nisur të hyjnë në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës.
Kjo vjen pas deklaratës së kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, se partia e tij e pranon propozimin e kryeministrit Albin Kurti që Justina Shiroka-Pula të jetë kandidate për presidente.
Në anën tjetër, PDK-ja ka propozuar deputeten Eliza Hoxha si kundërkandidate, duke bërë të ditur se këta janë dy emrat që i konsideron të pranueshëm për këtë proces.
Në rend të parë pritet të hidhet në votim Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ndërsa më pas pritet të zhvillohet votimi për presidenten e Kosovës.







