TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Deponia në Sferkë të Pejës digjet prej shtatë ditësh, banorët protestojnë për ndotjen e ajrit

Tymi nga deponia e mbeturinave në Sferkë të Pejës vazhdon të jetë prezent prej shtatë ditësh. Banorët e kësaj zone sot dolën për herë të dytë në protestë, duke kërkuar ndërhyrje për zgjidhjen e problemit, ndërsa Komuna e Pejës thotë se procesi i mbylljes së deponisë është në zhvillim.

by Jona Kelmendi
11 orë ago
0 0
A A

Për shtatë ditë me radhë u mbulua nga tymi.

Është kjo deponia e mbeturinave në Sferkë të Pejës e cila po po vazhdon të digjet.

E kjo gjendje, nxori në rrugë për të protestuar të hënën banorët e Sferkës.

Sipas tyre, ajri i ndotur ua ka vështirësuar jetën.

“Jeni duke e parë vetë timin që që tash në këtë moment, jeni duke e parë, vija ajrore është 50 metra mbi shtëpitë tona. As dritare, as në oborr me dalë se jo më larg, më gjerë”, ka thënë një qytetar.

Banorët thonë se problemi me deponinë po vazhdon prej vitesh.

“Tymi po na ka shkaktuar dëm shumë të madh, na tërë po e shihni. S’mundemi me qelë dritare, as s’mundemi me qelë kurgjo hiç prej ere. A kjo është ilegale. Kjo veç për pesë vjet ka qenë e planifikuar. Që 15 vjet kjo është ilegale”, u shpreh qytetari tjetër.

Këta banorë thonë se përgjegjesine institucionet po ia hedhin njëra-tjetrës.

“E tash përpos këtij tymi, pra, kjo deponi e rrjedh një lëng, një ujë, qoftë nga të reshurat atmosferike, qoftë  që e zbrazin ata ujin aty për me me zbut atë, mos me lëju me u bë ndezja e tyre, sepse ato mund të ndizen edhe vetë vetvetiu, po edhe mundet dora e njeriut me i ndez. Ai ujë rrjedh. Rrjedh dhe ajo paraqet problem për kafshët, po edhe për të gjitha prodhimet bujqësore, sepse ajo depërton në tokë, helmohen, pra, qofshin kafshët, qofshin uh prodhimet bujqësore”, ka theksuar nje qytetar tjetër.

E i pari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, thotë se komuna ka ndarë 3 milionë euro për mbylljen e kësaj deponie.

Krejt kjo, pasi me Ministrinë e Infrastruktuës dhe Planifikimit Hapësinor, nuk gjetën një gjuhë të përbashkët.

“Ne si komunë jemi munduar me bërë shpronësimin e pronës ku është e ndërtuar deponia ekzistuese. Nuk na është lejuar me bërë shpronësimin edhe me marrëveshjen që e kemi bërë me Bashkimin Evropian për mbylljen e kësaj deponie dhe hapjen e deponisë së re, ku ka qenë Ministria e Infrastrukturës dhe Planifikimit Hapësinor me ministrin Liburn Aliu. Komuna e Pejës, pasi që ministria s’ka marrë obligim me ndarë buxhet për mbylljen e kësaj deponie, komuna e Pejës si vend ku ndodhet deponia dhe e interesuar për t’u ndihmuar edhe banorëve edhe me heq këtë problem, kemi ndarë 3 milionë euro për mbylljen e kësaj deponie.Deponia në Pejë ka 1 vjetë e dicka që është shpronësu prej qeverisë, dhe është pronë e qeverisë e cila i jepet nën menaxhim KMDK”, u shpreh Muhaxheri.

E për zjarret në këtë deponi, thonë se është iniciuar rasti nga Prokuroria Themelore në Pejë.

“Prokurori i Shtetit ka autorizuar ekspertin e zjarreve që të dalë në vendin e ngjarjes dhe të konstatojë shkaqet e zjarrvënies dhe mbi të gjeturat të cilat do të deponohen në Prokurorinë Themelore në Pejë, do të merren veprime të caktuara ligjore. Eventualisht, nëse ka përgjegjësi penale, gjithmonë në koordinim me Policinë e Kosovës, do të ndërmerren veprime hetimore në drejtim të personit apo personave të cilët eventualisht mund ta kenë shkaktuar zjarrvënien”, ka thënë Nikçi.

Ndryshe, protestuesit thonë se do t’i vazhdojnë protestat deri në zgjidhjen e problemit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj

Mot me diell dhe reshje shiu

Shala: Qytetarët duhet t’i ndëshkojnë ata që po e zvarrisin formimin e institucioneve

Shala: Qytetarët duhet t’i ndëshkojnë ata që po e zvarrisin formimin e institucioneve

Konjufca uron Milibandin për postin e sekretarit të Jashtëm britanik

Konjufca uron Milibandin për postin e sekretarit të Jashtëm britanik

Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë

Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë

Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze

Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze

Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj

Mot me diell dhe reshje shiu

Shala: Qytetarët duhet t’i ndëshkojnë ata që po e zvarrisin formimin e institucioneve

Shala: Qytetarët duhet t’i ndëshkojnë ata që po e zvarrisin formimin e institucioneve

“Info Nata”- 20.07.2026

“Info Nata”- 20.07.2026

Konjufca uron Milibandin për postin e sekretarit të Jashtëm britanik

Konjufca uron Milibandin për postin e sekretarit të Jashtëm britanik

Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë

Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë

Aksidenti në Istog, Spitali i Pejës tregon për gjendjen e pacientëve që po i trajton

Aksidenti në Istog, Spitali i Pejës tregon për gjendjen e pacientëve që po i trajton

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën