TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Departamenti i Shtetit kërkon nga Kosova dhe Serbia “përmbushje urgjente të detyrimeve”

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
​Ngrihen pikëpyetje nëse marrëveshja pa nënshkrim me Serbinë duhet të dërgohet në Kuvend

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që “urgjentisht dhe seriozisht” të angazhohen për përmbushjen e detyrimeve që dalin nga dialogu.

“I mirëpresim takimet e zhvilluara për të avancuar procesin e normalizimit”, thuhet në përgjigjen e Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës.

“Ne vazhdojmë të mbështesim fuqishëm dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, si e vetmja mënyrë që do të sigurojë marrëdhëniet e tyre paqësore dhe produktive dhe do të përmbushë aspiratat e tyre për anëtarësim në bllok”, thuhet tutje.

Kosovës iu bë thirrje më 27 tetor për nisje të procedurave për themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbisë që de facto ta njohë shtetësinë e Kosovës.

Sipas komunikatës së Qeverisë së Kosovës, Kurti ishte i gatshëm të nënshkruante Marrëveshjen bazë, duke theksuar që Samiti i Këshillit Evropian në Bruksel është ngjarja dhe vendi i duhur për ta bërë këtë.

Kurti ka shprehur gatishmëri për ta firmosur edhe draftin e ofruar nga BE-ja dhe SHBA-ja për zbatimin e nenit 7 në ndërlidhje të nenit 10 të Marrëveshjes Bazike, i cili flet për vetëmenaxhimin e serbëve të Kosovës. Sipas ekzekutivit, Vuçiqi ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën, dhe ka kërkuar që t’i pranohet një letër anësore me të cilën i zhbën tri parime të Marrëveshjes bazë, të Aneksit të zbatimit, si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët më 21 tetor./teve1.info/

Tags: albin kurtiDASHSerbia
ShareTweet

Postime të ngjashme

Demelezi i dorëzon detyrën ministrit të ri të Bujqësisë, Armend Muja

Demelezi i dorëzon detyrën ministrit të ri të Bujqësisë, Armend Muja

Kurti: Sa më parë të marrim statusin e vendit kandidat për BE

Kurti: Sa më parë të marrim statusin e vendit kandidat për BE

Presidentja Osmani mirëpret në Kosovë kryeministrin Rama

Presidentja Osmani mirëpret në Kosovë kryeministrin Rama

Kurti u përgjigjet akuzave të opozitës se buxheti nuk reflekton ekspozenë

Tahiri: Buxheti nuk reflekton ekspozenë e paraqitur nga Kurti

Tahiri: Buxheti nuk reflekton ekspozenë e paraqitur nga Kurti

Mbrojtja: Krimet e Policisë Ushtarake nuk tregojnë përgjegjësinë e Krasniqit

Mbrojtja: Krimet e Policisë Ushtarake nuk tregojnë përgjegjësinë e Krasniqit

Abdixhiku kushtëzon: Nëse LDK-së i mohohet e drejta kushtetuese për buxhetin e Prishtinës, do të ridefinojmë pozicionin në Kuvend

Abdixhiku kushtëzon: Nëse LDK-së i mohohet e drejta kushtetuese për buxhetin e Prishtinës, do të ridefinojmë pozicionin në Kuvend

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën