TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Dënimi i Pal Lekajt, avokati tregon se a mund t’i hiqet mandati

nga tëvë1
31 Janar, 2024
0
A A
Dënimi i Pal Lekajt, avokati tregon se a mund t’i hiqet mandati

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është dënuar me tre vjet e tetë muaj burgim, për ndarjen e 53 milionë eurove shtesë konsorciumit “Bechtel&Enka” për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Avokati, Anton Ndrecaj, tha se për aq kohë sa s’ka aktgjykim të formës së prerë, Lekaj mund ta mbajë mandatin dhe ta ushtrojë funksionin e tij si deputet.

“Përderisa s’është një aktgjykim i formës së prerë, gjithmonë është prezumimi i parafajësisë. Do të thotë, deri në përfundimin e një procesi gjyqësor, Lekaj mund ta mbajë mandatin e tij dhe ta ushtrojë funksionin e tij si deputet. Në momentin kur aktgjykimi merr formën e prerë, Lekajt automatikisht duhet t’i hiqet mandati nga Kuvendi i Kosovës”, deklaroi Ndrecaj në emisionin “Ditari”.

I pyetur se nga praktika a vonohet shndërrimi i një aktgjykimi në vendim të formës së prerë, Ndrecaj tha se aktualisht situata është shumë e ndjeshme, teksa shtoi se në këtë çështje ka të përfshira edhe elemente të korrupsionit.

“Tani e kemi situatën që kemi të bëjmë me çështje shumë të ndjeshme. Jemi në fazën ku institucionet e drejtësisë janë në fazën e luftës kundër korrupsionit, sepse abuzimi i autoritetit zyrtar, mbi bazën e së cilës shteti i Kosovës ka humbur 53 milionë, nënkupton që këtu ka elemente edhe të korrupsionit”, potencoi Ndrecaj në Tëvë1.

Po ashtu, Ndrecaj thotë se dënimi për Lekajn ka qenë minimal, teksa ka shtuar se do të ishte mrekulli nëse ky rast përfundon me aktvendim të shkallës së prerë, brenda këtij viti.

Sipas aktgjykimit, Lekaj u dënua me 3 vite e 8 muaj burgim efektiv. Ndaj tij, gjykata shpalli edhe dënim plotësues, ndalimi i ushtrimit të funksionit publik në administratë publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 3 vite e 6 muaj./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një memorial i ri për familjarët e personave të zhdukur

Një memorial i ri për familjarët e personave të zhdukur

Pse nuk ka një koalicion ndërmjet LVV dhe Nismës? – flet Albin Kurti

Pse nuk ka një koalicion ndërmjet LVV dhe Nismës? – flet Albin Kurti

Trump tha se e ndali Serbinë të sulmonte Kosovën, Kurti: Faleminderit!

Trump tha se e ndali Serbinë të sulmonte Kosovën, Kurti: Faleminderit!

“Kur do të hapet Ura e Ibrit?” – flet kryeministri në detyrë, Albin Kurti

“Kur do të hapet Ura e Ibrit?” – flet kryeministri në detyrë, Albin Kurti

Emisioni “Info Nata” 02.07.2025

Kurti: I quajta deputetë ‘nomadik’ jo për t’i ofenduar

Kurti: I quajta deputetë ‘nomadik’ jo për t’i ofenduar

Kurti: PDK është parti me 4-5 kryetarë, nuk ka ofertë për koalicion

Kurti: PDK është parti me 4-5 kryetarë, nuk ka ofertë për koalicion

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X