Demokracia Plus: Ndërmarrjet publike s’po i zbatojnë planet vjetore

Organizata Demokraci Plus ka publikuar analizën për problemet kryesore në zbatimin e planeve vjetore të prokurimit publik në ndërmarrjet publike.

Hulumtuesi i kësaj organizate Ardit Dragushi, ka thënë se planet vjetore nuk po arrijnë të zbatohen në praktikë. Sipas tij, pjesa më e madhe e kontratave po vonohen.

“Përqindja e ulët e këtyre planeve po has në disa probleme, anulimi apo vonesa që dërgon në anulim shkon ne hupje të vendit të punës, ‘Hortikultura’, ‘Trafiku Urban’, ‘Ibër Lepenci’, problemi kryesor është plani vjetor është së ato nuk arrijnë të zbatohen në praktikë me pjesën më të madhe të kontratave të cikat nuk iniciohen sipas planifikimit fillestar”, ka theksuar ai.

Sipas tij, ndërmarrja “Hortikultura” ka realizuar vetëm 18.9 për qind të kontratave të planifikuara.

“’Hortikultura’ në planin përfundimtar të prokurimit për vitin 2023, planifikoi inicimin e 74 kontratave, në gjashtë mujorin e parë të vitit në vlerë të përgjithshme 896.749.00 euro. Nëse krahasojmë numrin e kontratave të planifikuara, me ato të realizuara nga plani, atëherë del se vetëm 18.9% e planit është realizuar ashtu siç ishte planifikuar”.

Realizim të ultë të kontratave ai ka thënë se kanë pasur edhe ndërmarrjet e tjera.

“’Trafiku Urban’ planifikoi inicimin e 34 kontratave me vlerë të përgjithshme 3 milionë e 268 mijë e 981 euro, nga numri i kontratave të planifikuara 26.4% u iniciuan, ndërkohë vlera e tyre ishte 7 milionë e 625 mijë e 254 euro. Ndërsa ndërmarrje ‘Ibër Lepenci’ në planin përfundimtar të prokurimit planifikoi 32 kontrata në gjashtë mujorin e parë të vitit në vlerë të përgjithshme 1 milion e 895 mijë 507 euro”, ka deklaruar ai.

Egzona Kuzhani, hulumtuese e prokurimit publik, tha se plani që po prezantohet është udhërrëfyes për institucionet që duhet të bëjnë planifikime jo më pak se 30 ditë para çdo viti fiskal. “Ky plan është një udhërrëfyese për të gjitha institucionet, këtë plan duhet të hartojë jo më pak së 30 ditë para çdo viti fiskal”, ka thënë ajo./rtk

Reklamë Reklamë Reklamë
ADVERTISEMENT
Next Post