Sipas tij, humbja e kohës në marrëveshje të ndara mund t’i konvenojë Serbisë.
“Opozita e ka vetëm një kërkesë, që të mos vazhdohet në dialog teknik, por të kthehen në dialog politik. Nuk duhet të humbin kohë, sepse humbja e kohës në marrëveshje veç e veç, mund t’i konvenojë Serbisë. Neve na duhet sa më shpejtë marrëveshja finale për vazhduar në procese. Për të arritur këtë, ne duhet të kthehemi në dialogun politik dhe të kërkojmë afate nga ndërmjetësuesi Lajçak dhe nga udhëheqësi i politikës së jashtme. Ne duhet t’i bindim që jemi të gatshëm të arrijmë marrëveshjen”, tha Demhasaj në emisionin “Këndi i Debatit” për Tëvë1.
Gjithashtu, ai tha se në qoftë se opozita e ka penguar në çdo gjë Qeverinë Kurti, në dialog nuk e ka bërë një gjë të tillë asnjëherë.