Por pavarësisht kësaj Demhasaj theksoi se e mira e kësaj marrëveshje është që më në fund pjesa e veriut do të fillojë të paguajë energjinë elektrike sikur qytetarët e tjerë të Kosovës.
“E mira është që më në fund pjesa e veriut do të fillojë të paguajë energjinë elektrike qysh e kemi pagu ne qytetarët e tjerë të Kosovës. Unë mendoj që kjo në një mënyrë e cenon sovranitetin e brendshëm sepse e ndan Kosovën në dy territore. Pra pjesa jugore ku ne i marrim faturat nga KEDS-i dhe pjesa veriore që do të shkojnë fatura që nuk do të shpërndahen nga KEDS”, tha ai.
Demhasaj në Tëvë1 ka shtuar se pretendimet se KEDS-i do t’ia delegojë disa kompetenca kompanisë serbe, sipas tij, janë lojë fjalësh.
“Kjo loja e fjalëve që bëhet se jo nuk ka me pasë një kompani tjetër dhe KEDS-i ka me i delegu disa kompetenca të veta te një kompani tjetër që është kompani elektroseverit të Serbisë, është pak a shumë e njëjta”, tha ai./teve1.info./