TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Demaku: Për tejkalim të krizës PDK-ja hoqi dorë edhe nga posti i kryeministrit

nga teve1
7 Maj, 2025
1
A A
Demaku: Për tejkalim të krizës PDK-ja hoqi dorë edhe nga posti i kryeministrit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku ka deklaruar se situata aktuale politike në vend nuk është aspak e ngjashme me situatën në vitin 2014, kur janë dashur më shumë se 6 muaj për t’u zgjedhur kryetari i Kuvendit dhe zgjidhje të ngërcit politik.

Sipas tij në atë kohë kanë qenë disa vakume të cilat nuk kanë pasur qartësinë e mjaftueshme por që janë qartësuar me vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe më pas gjithçka ka ecur në atë proces ashtu siç është parashikuar në atë vendim.

Demaku ka thënë se madje në atë kohë Partia Demokratike e Kosovës për shkak të interesit të vendit është treguar bashkëpunuese duke hequr dorë edhe nga posti i kryeministrit i cili i takonte si forcë e parë fituese.

“Nuk është situatë e njëjtë aspak, është një situatë krejt ndryshe, janë rrethana krejt tjera dhe atëherë ajo qasja ka qenë por edhe në atë kohë kanë qenë disa vakume të cilat nuk kanë pasur qartësinë e mjaftueshme e që i ka qartësuar Gjykata Kushtetuese me vendimin dhe gjithcka ka ecur në atë proces ashtu siç ka parashikuar vendimi I Gjykatës Kushtetuese dhe kemi dalë nga ajo situatë dhe kemi vazhduar përpara me institucione. Partia Demokratike iu kujtohet mirë në atë kohë ka qenë bashkëpunuese, ka qenë parti institucionaliste duke arritur marrëveshje dhe duke hequr dorë nga vetë posti I kryeministrit që ishim si forcë e parë politike në vend që kishim fituar. Lideri ynë I asaj kohe ai hoqi dorë nga ajo për shkak të interest të vendit dhe kemi pasur marrëveshjen me LDK-në”, ka thënë ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Ai ka shtuar se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë pasur qasje jo korrekte ndaj oponentëve politikë me gjuhën fyese të përdorur që siç ka thënë ‘ka ndikuar për të krijuar njëfarë lloj ndarje dhe polarizimi jo vetëm në skenën politike por edhe te qytetarët e vendit’.

Po ashtu për Demaku  jo të mira janë edhe letrat e Kurtit pasi për mendimin e tij nuk i shërbejnë vendit dhe nuk janë në të mirë të institucioneve.

“Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje ka pasur një qasje jo të mirë, jo institucionaliste, jo korrekte as me publikun as me oponentët politikë se dihet më ajo gjuha e tij e vrazhdë, ato fyerjet e tij të ulëta të cilat e ulin atë e jo të tjerët dhe krejt ai ka ndiku për të krijuar njëfarë lloj ndarje, një polarizim jo vetëm në skenën politike por edhe te qytetarët e vendit. Pra në vend që të ndikoj me politika ofruese dhe bashkëpunuese edhe tek qytetarët, ai ka ndikuar vazhdimisht me një gjuhë fyese për oponentët politikë duke bërë një ndarje të thellë në shoqërinë tonë e cila është e dëmshme për të gjithë. Edhe kjo loja e fundit me këto letrat selektive që iu bëni e ju nuk bëni kjo nuk I shërben vendit, kjo nuk është në të mirën e institucioneve se një udhëheqës I cili I fiton zgjedhjet duhet të jetë shumë më pragmatik duhet të ketë qasje më demokratike dhe duhet të jetë në I përgjegjshëm në raport me atë që përfaqëson dhe që e ka të drejtën për t’I dërguar proceset përpara”, është shprehur Demaku./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Numër i madh i armëve ilegale llogaritet se janë në duar të qytetarëve

Auto Draft

Punëtorja denoncon padrejtësitë: Prokuroria të ndërhyjë në Trepçë

Auto Draft

Nëntë fëmijë në Kosovë infektohen me fruth pasi nuk u vaksinuan

Auto Draft

Trendafilova nuk u pajtua me kritikat e avokatit të popullit

Biden flet në “Time”, magazina e famshme e vëren në kabinet medaljen e Kosovës për djalin e tij

Biden diagnostikohet me kancer në prostatë

Rahoveci e fiton finalen e parë të plejofit në hendboll

Rahoveci e fiton finalen e parë të plejofit në hendboll

Trepça apo Bashkimi? Vetëm njëra e fiton sonte Kupën

Bashkimi fiton në Prizren, ngushton serinë ndaj Trepçës

Auto Draft

Numër i madh i armëve ilegale llogaritet se janë në duar të qytetarëve

Auto Draft

Punëtorja denoncon padrejtësitë: Prokuroria të ndërhyjë në Trepçë

Auto Draft

Nëntë fëmijë në Kosovë infektohen me fruth pasi nuk u vaksinuan

Auto Draft

Trendafilova nuk u pajtua me kritikat e avokatit të popullit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X