Mbrojtësi i Kosovës, Lumbardh Dellova, nuk është duke u stërvitur me skuadrën bullgare, CSKA Sofia.
Mediumet në Bullgari kanë raportuar se Dellova ka refuzuar të stërvitet dhe dëshiron të largohet gjatë këtij afati kalimtar.
Javë më parë, klubi elitar i Bullgarisë, i ofroi kontratë të re mbrojtësit të Kosovës por Dellova ka refuzuar ofertën e bullgarëve.
26-vjeçari, Dellova, iu bashkua vitin e kaluar ekipit bullgar nga Ballkani i Suharekës, ndërsa ka kontratë deri në qershor të vitit 2027.
Dellova ka luajtur katër ndeshje këtë edicion. Ai për Kosovën ka luajtur 15 ndeshje dhe ka shënuar dy gola.