TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dekreti për shpërndarje të Kuvendit,Haxhiu: Vendim i ngutshëm dhe jo kushtetues

Kryeparlamentarja Albuelena Haxhiu ka deklaruar sot se dekreti për shpërndarjen e Kuvendit nga Presidentja Vjosa Osmani ka qenë i ngutshëm dhe jokushtetues. Haxhiu deklaroi se pret nga Gjykata vendosjen e një mase të përkohshme. Juristët vazhdojnë të kenë qëndrime të ndryshme, nëse Osmani kishte ose jo të drejt ta shpërndante Kuvendin.

by Lindrit Zejnullahu
2 orë ago
0 0
A A

Në sirtaret e Kushtetueses tashmë ndodhen dy lëndë, njëra për dështimin e seancës për zgjedhjen e presidentit, kurse tjetra për dekretin e Presidentes Vjosa Osmani, për shpërndarjen e legjislaturës së dhjetë.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, vlerëson se veprimet e Osmanit ishin të ngutshme dhe jo kushtetuese.

“Për mua ka qenë befasi, sepse është jokushtetues, i ngutshëm, dhe natyrisht do ta kundërshtojë si Kryetare e Kuvendit. Ju e dini se Kushtetuta parasheh rrethanat se kur shpërndahet Kuvendi i Kosovës, prandaj në këtë aspekt nuk ka asnjë rrethanë që i jep të drejtën presidentes që pa kaluar afati 60 ditor dhe pa dështuar në zgjedhjen e Presidentit t’a shpërndajë Kuvendin e Republikës së Kosovës”, shprehet Haxhiu.

Kërkesën për hedhje poshtë të dekretit të Osmanit, partia në pushtet e ka dorëzuar sot në kushtetuese.

“Këtij vendimi nuk do duhej t’i gëzohej asnjë deputet sepse realisht është minim i punës së Kuvendit… Situatat aktuale janë të tilla që nevojitet vigjilencë, vëmendje, shpejtësi, profesionalizëm nga ana e Gjykatës Kushtetuese dhe natyrisht thërras të gjithë ta lënë Gjykatën Kushtetuese që ta bëjë punën e saj sepse jam e bindur se ne rrethana të tilla Gjykata mund të vendoset në presione nga kushdo”, thotë ajo.

Gjatë ditës, nga Presidenca kanë treguar se e para e shtetit ende nuk e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjeve.

“Siç i ka njoftuar edhe partitë në takimin konsultativ, ajo është në pritje të Gjykatës Kushtetuese. Nëse Gjykata Kushtetuese e vlerëson si të nevojshme caktimin e një mase të përkohshme, Presidenca e mirëpret atë, duke ritheksuar se masa në asnjë moment nuk paragjykon vendimin përfundimtar të Gjykatës lidhur me kushtetutshmërinë e dekretit”, thuhet nga Presidenca.

E juristët vazhdojnë të kenë qëndrime të ndryshme, nëse Osmani kishte të drejt që ta shpërndante Kuvendin.

Avokati Alban Arifi, vlerëson se në rrethanat aktuale është e panevojshme vendosja e një mase të përkohshme nga ana e Kushtetutueses.

”Procedura është dashur të niset dy muaj para datës 5 mars dhe përfundon çdo gjë me datën 5 mars. Data 5 mars ka qenë data e fundit për zgjedhjen e presidentit andaj besoj dekreti i Presidentes është dekret i bazuar në Kushtetutë dhe në dispozitat e saj andaj unë pres që Gjykata Kushtetuese do ta refuzojë edhe propozimin për masë të përkohshme, po ashtu edhe kërkesën e LVV-së”, thotë avokati Alban Arifi.

Ndërkaq, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, në ditën kur Osmani e shpalli dekretin, deklaroi se Presidentja nuk ka të drejt ta marr një vendim të tillë.

Hasani argumentoi se Kuvendi nga dita kur nisën procedurat për zgjedhjen e Presidentit, ka 60 ditë kohë për ta përfunduar këtë procedurë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sveçla takon zyrtarin e Komisionit Evropian në Salzburg, diskutohet siguria dhe lufta kundër krimit

Sveçla takon zyrtarin e Komisionit Evropian në Salzburg, diskutohet siguria dhe lufta kundër krimit

Kulla: Konflikti SHBA‑Izrael dhe Iran rrezikon një krizë ekonomike globale

Kulla: Konflikti SHBA‑Izrael dhe Iran rrezikon një krizë ekonomike globale

Konjufca takohet me ambasadorin e Japonisë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Konjufca takohet me ambasadorin e Japonisë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Ministrja Mimoza Kusari Lila reagon për kërcënimet ndaj presidentes Osmani

Ministrja Mimoza Kusari Lila reagon për kërcënimet ndaj presidentes Osmani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën