TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Deklarata për të Zhdukurit, Hoti: BE nuk po e kushtëzon Serbinë për qasje në arkiva

nga TËVË 1
8 Korrik, 2023
0
A A
Andin Hoti: Ukshin Hotin të gjallë na e kanë marrë, të gjallë e presim

Deklarata për të Zhdukurit e miratuar më 2 maj në Bruksel, nuk po gjen zbatim nga pala serbe. Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti i ka dërguar letër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me kërkesën për hapjen e arkivave. Ai thotë se nuk ka marrë përgjigje, ani pse ka tash e më shumë se një muaj që është dërguar kjo kërkesë.

Bashkimi Evropian si ndërmjetës i kësaj deklarate, siç thotë Hoti, nuk po kushtëzon Serbinë për implementim të asaj për çfarë janë dakorduar. Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur flet edhe për gërmimet që kanë nisur javën e kaluar në Prishtinë dhe për Ligjin për Personat e Zhdukur.

Nga fillimi i vitit janë kryer disa gërmime në lokacione të Kosovës, mirëpo Hoti përsërit kërkesën që të kthehen kërkimet në tri lokacione ku janë gjetur mbi 700 trupa, në Batajnicë, Petrovo Sello dhe Bajna Bashta në territorin e Serbisë.

Ai tregon edhe për letrën që i ka dërguar Serbisë, për hapjen e arkivave.

“Unë çfarë kam bërë ka qenë vetëm implementimi i kësaj deklarate. Unë kam kërkuar, i kam shkruar një letër presidentit të Serbisë, Vuçiqit dhe i kam kërkuar që të hapë këto arkiva. Dhe i kam specifikuar në mënyrë që të mos bëjë lojëra politike, siç vazhdon të bëjë ai, i kam specifikuar. Sepse, ky ka qenë vetëm fillimi, nuk jemi fokusuar vetëm një, i kam specifikuar edhe cilin lloj të arkivave. Të Brigadës 37 që ka qenë publike, është klasifikuar gjatë luftës, është riklasifikuar disa vite më parë. Ka qenë temë diskutimi mes Natasha Kandiqit dhe shumë akterëve të tjerë ndërkombëtarë. Në një formë ia kam lehtësuar punën që vetëm ai duhet t’i japë, sepse ai nuk mund ta mashtrojë askënd që nuk i ka, diçka që ka qenë publike. Por, fatkeqësisht nuk kam marrë asnjë përgjigje, as nga zotëri Vuçiq por nga askush në Serbi”, deklaron ai.

Për këtë, Hoti e fajëson edhe Bashkimin Evropian, për çka kërkon që të kushtëzojë Serbinë për qasje në këto arkiva.

“Por fatkeqësia më e madhe në këtë rast është nga Bashkimin Evropian, sepse ata kanë qenë ndërmjetësues të deklaratës dhe kemi pasur një afat kohor kur është dashur të kryhet dhe të themelohet komisioni i përbashkët i kryesuar prej BE-së. Por, ne jo vetëm që nuk e kemi themeluar, ne i kemi dërguar imputet tona si Kosovë, por BE nuk na ka lajmëruar më se çfarë do të ndodhë me atë komision. Fokusi është tashmë në Mitrovicë dhe në problemet e serbëve që po i bëjnë atje, por fatkeqësisht po ndikon shumë edhe në procesin tonë. Sepse, ne e kemi ditur që Serbia nuk na i jep, heziton të na jap këto informacione, por kemi shpresuar prej Bashkimit Evropian që është serioz në këtë aspekt dhe bën një kushtëzim ndaj Serbisë dhe i marrim (informacionet) nga arkivat dhe ne nuk po shohim asnjë kushtëzim”, shton ai.

Teksa thekson se fokus i tyre janë gërmimet në varrezat masive në Serbi, Hoti shton se në Kosovë është gërmuar gati çdo katër kilometër katror, apo në mbi 2700 lokacione.

“Të fundit kanë qenë në Podujevë, Kamenicë, në fakt edhe në Matiqan ka qenë para Kamenicës, Kishnica ka qenë në këtë javë dhe (të enjten) ishim në Arbëri në Prishtinë. Matiqani është një rast ku kanë qenë tetë persona të zhdukur, të marrë nga Spitali i Prishtinës në atë kohë, të vrarë, të zhdukur. Para disa vitesh, gjashtë persona janë identifikuar dhe janë gjetur dhe dy patën mbetur ende persona të zhdukur. Paramendoni mes varrezave të bëhen gërmime, por janë ekspertë ata që i bëjnë, kemi arritur të gjejmë një person të zhdukur në ato varreza të Matiqanit, por nuk është identifikuar ende, sepse është në procedurë që duhet të shkojë mostra në laboratorin e Komisionit Ndërkombëtar të Personave të Zhdukur në Hagë dhe kjo e merr një kohë deri në identifikimin e këtij personi dhe pastaj nëse del një nga këta dy persona që është i zhdukur, mbetet edhe një person i zhdukur në Matiqan”, tregon ai.

Hoti shton se janë edhe dy vende të tjera, të cilat do të gërmohen në territorin e Republikës së Kosovës, bazuar edhe në urdhëresat e gjykatës. Njëra është në Mitrovicë, ndërkaq tjetra në fshatin Bizhtazhin të Gjakovës, ku pritet të ketë gjetje të tjera.

“Dje (6 korrik 2023) në lagjen ‘Arbëria’ edhe kjo ka ndodhur në varrezat e Dragadonit, kemi arritur të gjejmë një trup të një personi, që sipas ekspertëve dyshohet se është person i zhdukur. Edhe ky person ka qenë person i zhdukur i luftës, që pastaj është identifikuar dhe është humb trupi për shkak të ekspertëve ndërkombëtarë në atë kohë kur kanë punuar dhe i kanë bartur trupat me qëllim të identifikimit, me informacion të familjes ka ndodhur ku na kanë dhënë familjarët disa informacione që mund të jetë trupi në atë vend ku kemi gërmuar. Kemi arritur të gjejmë një person edhe kjo e ka një procedurë deri në identifikimin e saj”, thotë Hoti.

Udhëheqësi i delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë për çështjen e personave të pagjetur, Andin Hoti thekson se shumë shpejt do të finalizohet Ligji për Personat e Zhdukur.

Kjo nismë legjislative, siç thotë ai, nuk përcakton dhe nuk përfshin kërkesat e familjarëve të të pagjeturve. Hoti shton se një gjë të tillë e bën Ligji për Pensione dhe ai për Kategoritë e Dala nga Lufta.

“Ne mund ta kryejmë Ligjin për Personat e Zhdukur qysh nesër, por kjo do të thotë që familjarëve nuk do t’ju plotësohet asnjë kërkesë e tyre. Prandaj, ne kemi hezituar edhe ta kryejmë, me tendencën për të gjetur një mes të jo futjes, por ndoshta të plotësim-ndryshimit të ligjeve të tjera, një lloj presioni dhe trysnie që kemi tentuar të bëjmë institucioneve përkatëse që të ndryshojnë dy ligjet e tjera dhe të plotësohen kërkesat e familjarëve. Kërkesat e familjarëve, përveç të drejtës për të ditur, janë pensionet… Ne jemi shumë gati dhe ne e kemi themeluar edhe grupin punues, kemi mbajtur edhe takimin e grupit punues, kemi edhe një afat kohor kur duhet ta përfundojmë, që është nëntori”, shprehet ai.

Hoti thekson se Ligji për Kategoritë e Dala nga Lufta është në plotësim-ndryshim në Kuvendin e Kosovës tash e tetë vjet.

Vitin e kaluar janë dërguar mbi 70 mostra për identifikim në laboratorin e Komisionit Ndërkombëtar të Personave të Zhdukur në Hagë, ku 25 prej tyre priten të kthehen në Kosovë.

Tags: Andin HotiBE​Deklarata për të Zhdukurit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Drenori për takimin e partive me Osmanin: Mezi e presin rrugëdaljen, do shkojnë me skenare

Drenori për takimin e partive me Osmanin: Mezi e presin rrugëdaljen, do shkojnë me skenare

Kraki tregon pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Kraki tregon pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Maloku: Momentumi që PD-ja të reflektojë, Berisha të tërhiqet përfundimisht

Maloku: Momentumi që PD-ja të reflektojë, Berisha të tërhiqet përfundimisht

Gazetari Rama, live nga Shqipëria jep detaje nga numërimi i votave

Gazetari Rama, live nga Shqipëria jep detaje nga numërimi i votave

Drenori për takimin e partive me Osmanin: Mezi e presin rrugëdaljen, do shkojnë me skenare

Drenori për takimin e partive me Osmanin: Mezi e presin rrugëdaljen, do shkojnë me skenare

Emisioni “Info Nata” 14.05.2025

Emisioni “Info Nata” 14.05.2025

Bologna fiton Kupën e Italisë, “trondit” Milanin në finale

Bologna fiton Kupën e Italisë, “trondit” Milanin në finale

Kraki tregon pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Kraki tregon pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Maloku: Momentumi që PD-ja të reflektojë, Berisha të tërhiqet përfundimisht

Maloku: Momentumi që PD-ja të reflektojë, Berisha të tërhiqet përfundimisht

Gazetari Rama, live nga Shqipëria jep detaje nga numërimi i votave

Gazetari Rama, live nga Shqipëria jep detaje nga numërimi i votave

Korenica e Emërllahu fitojnë Kupën në Rumani

Korenica e Emërllahu fitojnë Kupën në Rumani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X