TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Defekti në trafo lë pa rrymë Neurologjinë, Kirurgjinë e Ambulanten Specialistike për mbi dy orë

Mbi dy orë, të shtunën nuk pati rrymë në disa klinika në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Kjo për shkak që u prish njëra nga trafot e energjisë elektrike brenda spitalit. Pacientët e familjarëve në Neurologji dhe Kirurgji thonë se punonin vetëm aparaturat që kishin mbetur të mbushura me bateri.

by Fetije Kamberi
7 muaj ago
1
A A
Defekti në trafo lë pa rrymë Neurologjinë, Kirurgjinë e Ambulanten Specialistike për mbi dy orë

Për më shumë se dy orë, pacientët në Klinikën Neurologjike dhe asaj të Kirurgjisë ishin pa rrymë.

E shkak i kësaj, ishte kjo trafo e energjisë që pësoi dëmtim afër Kirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Për këtë defekt, kishin ardhur edhe ekipe të KEDS-it, atyre nga Zjarrfikësit dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Por edhe pas dy orëve intervenim, klinikat ishin ende pa rrymë.

Nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës kanë thënë se ekipet përgjegjëse po punojnë për të sanuar problemin.

“Pas një defekti të paraqitur në një trafo elektrike mbrapa Klinikës së Kirurgjisë, ekipet e shërbimeve teknike kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes. Gjithashtu, në terren ka dalë edhe ekipi për mirëmbajtjen e trafove nga KEDS, të cilët janë duke punuar në sanimin e defektit. Në pikat vitale të rëndësishme të Klinikës së Kirurgjisë janë vënë në funksion gjeneratorët për të siguruar furnizim me energji elektrike”, tha zëdhënësja Mirlinda Qyqalla.

Nga KEDS-i kanë treguar se prishja ka ndodhur në përgjegjegjësinë e QKUK-së.

“Me ndihmën e ekipeve të KEDS-it, furnizimi me energji elektrike në trafostacionin ‘Kirurgjia’ është rikthyer, ndërsa aktualisht pa energji elektrike ka mbetur vetëm Ambulanta Specialistike, për të cilën ekipet e KEDS-it po punojnë intensivisht në rikthimin sa më të shpejtë të energjisë dhe normalizimin e plotë të situatës. Arsyeja e zjarrit ka qenë një prishje në kthinë mbrojtëse transformatorike në këtë trafostacion. Prishja ka ndodhur në anën e përgjegjësisë së QKUK-së, ndërsa ekipet e KEDS-it po vazhdojnë punën në terren për t’u ndihmuar atyre dhe për ta vlerësuar situatën”, deklaroi Bleona Dallaveraj nga KEDS.

Derisa ekipi i televizionit ishte duke raportuar, rryma u rikthye në Klinikën Neurologjike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama: Në vitin 1990 u rrezikua gjithçka për Kushtetutën, sot pushteti i Kurtit po e shkel atë

Rama: Në vitin 1990 u rrezikua gjithçka për Kushtetutën, sot pushteti i Kurtit po e shkel atë

Aleanca me aksion simbolik për deputetët e LVV, thotë që ata nuk kanë liri të shprehjes dhe të veprimit

Aleanca me aksion simbolik për deputetët e LVV, thotë që ata nuk kanë liri të shprehjes dhe të veprimit

Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin me veturë, ndalohet shtetasi i Serbisë në Kamenicë

Tentim vrasje në Klinë, dy gra përfundojnë në spital – i dyshuari dërgohet në Psikiatri

Policia gjen pistoletë dhe fishekë në një veturë në Çagllavicë

Policia gjen pistoletë dhe fishekë në një veturë në Çagllavicë

Sulmet e Izraelit në Liban vrasin 11 persona, përfshirë 2 fëmijë

Fiorentina shkarkon trajnerin Grosso

Fiorentina shkarkon trajnerin Grosso

Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin me veturë, ndalohet shtetasi i Serbisë në Kamenicë

Tentim vrasje në Klinë, dy gra përfundojnë në spital – i dyshuari dërgohet në Psikiatri

Policia gjen pistoletë dhe fishekë në një veturë në Çagllavicë

Policia gjen pistoletë dhe fishekë në një veturë në Çagllavicë

Haxhiu: Gagica ishte zë i rëndësishëm i mërgatës shqiptare kur Kosova kishte nevojë të dëgjohej jashtë vendit

Haxhiu: Kushtetuta e Kaçanikut ishte përgjigjja e një populli që kërkonte vetëvendosje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën