tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Dedaj flet për shkarkimin e tij si zëvendësministër i Transportit

tëvë1 nga tëvë1
08/11/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Në dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), Gjergj Dedaj ka folur edhe për shkarkimin e tij nga pozita që kishte si zëvendësministër i Transportit.

Dedaj tha se ka menduar që është shkarkuar nga kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi mirëpo më vonë e ka kuptuar se nuk e ka bërë ai.

“Për me e sqaru pak duhet. Unë jam ngarku nga Presidenti Thaçi, zëvendësministër i Transportit të asaj kohe, të premten, ka qenë ditë e premte dhe të shtunën ose të dielën pak ka rendësi, por pa shku në punë se të hënën fillon puna, jam shkarku dhe në media ka dal se Hashim Thaçi një herë e ngarkoi të premten, pastaj të njëjtin person presidenti Hashim Thaçi e shkarkoi zëvendësministrin e Transportit Gjergj Dedajn dhe në këtë ministri filloi të luftohet korrupsioni. Unë jo që jam shoku, por nuk e di vlla çka është me mu, e kam ndonjë copë ADN të çeliktë se ka pas me m’lshu zemra, pa shku kurrë asnjë sekondë në atë ministri dhe unë kam thanë si është e mundshme presidenti Hashim Thaçi me m’ngarku te premten, me m’shkarku. Këtë e ka bërë dikush tjetër që mund ta them në një seancë private”, tha Dedaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjatë këtij sqarimi, Gjergj Dedaj e quan Hashim Thaçin “George Washingto”n i Kosovës dhe se shkarkimin e tij thotë se e ka bërë dikush tjetër për t’i futur në konflikt.

“E ka bërë dikush tjetër me na shti në konflikt me Presidentin Thaçi, por unë gjithnjë kam menu deri e kam sqaru se e ka bërë presidenti Thaçi. Unë me kanë praktikues i Kanunit ose ka mujtë me m’vra ose me u vra me Hashim Thaçin. Unë nuk jam, unë kurrë nuk jam, as ai as unë. Ne jemi njerëz, burrështetas jemi dhe i kam thënë okej, i kam dhënë 7 ditë afat në publik e kam thënë në media presidentit Thaçi që atëherë ishte kryeministër, me m’thirr dhe me m’tregu arsyen se pse me ka ngarku dhe pse me ka shkarku brenda 24 orëve dhe nëse nuk me thirr atëherë ka me kanë keq. Keq se ka me ndjek rrugë ligjore. Gjithnjë kam mëndu se me ka shkarku Hashim Thaçi dhe e kam pas një urrejtje ekstreme nëse kish ndodh kështu se ka mujtë me thanë s’ki me shku dhe okej. Mbas 5-6 ditëve jam taku me z. Thaçi, siç i kanë thënë George Washington-in e Kosovës dhe ka thanë, Gjergj nuk të kam shkarku unë”, tha Dedaj.

Idrizi: Të gjitha shkollat e qytetit kanë nga një psikolog, migrimi ka ndikuar që disa të mbyllen

01/12/2023

Idrizi: Humbjet nga falja e tatimit në pronë planifikojmë t’i mbulojmë me inkasimin e borxheve

01/12/2023

Shefi i EULEX-it dhe komandanti i KFOR-it diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

01/12/2023

I arrestuari i tretë i dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit është pjesëtar i FSK-së

01/12/2023

Kurti në Pjetërshan: Veprat e mira sjellin paqen dhe të mirën e përbashkët

01/12/2023

Agjencia për Barazi e dënon ashpër vrasjen e Liridona Murselit

01/12/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.