TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Debutuesi Hajdari pas ndeshjes me Slloveninë: Jam lojtar shumë emocional

by tëvë1
11 muaj ago
0
A A
Debutuesi Hajdari pas ndeshjes me Slloveninë: Jam lojtar shumë emocional

Albian Hajdari debutoi mbrëmë me kombëtaren e Kosovës, pasi po këtë muaj bëri zgjedhjen që të kalojë nga Zvicra te “Dardanët”.

Ai ishte një nga më të mirët në fushën e lojës ndaj Sllovenisë, në ndeshjen që u mbyll baras pa gola.

Hajdari, vetëm 22-vjeçar ka thënë se nuk e ndjen veten si debutues, sepse e kanë pritur mirë të gjithë.

“Jam lojtar shumë emocional dhe ndoshta e kam shprehur pak këtë. Nuk po e ndiej veten si debutues, sepse më kanë pritur të gjithë shumë mirë, sikur të jem këtu prej kohësh. Jam shumë i kënaqur për debutimin, sidomos që nuk kemi pranuar gol – për një mbrojtës kjo është gjëja më e mirë”, ka thënë Hajdari, duke vlerësuar edhe punën e ekipit në aspektin defensiv.

Ai ka shtuar më tutje duke thënë se edhe këtu ka cilësi, e madje mund të flitet për Botëror.

“E di që krahasimi me Zvicrën është tjetër nivel e mentalitet, por edhe këtu ka shumë cilësi. Mund të flasim edhe për Botëror. Jam shumë i lumtur që jam këtu”, u shpreh ai.

Hajdari për fund foli edhe për ndeshjen ndaj Suedisë.

“Është folur shumë për sulmuesit e Suedisë dhe për milionat e tyre, por ne me shifra të vogla kemi arritur shumë. Do të japim maksimumin dhe pres një ndeshje të mirë”, përfundoi mbrojtësi i Kosovës.

Kosova do të përballet me Suedinë pas tri ditësh, më 13 tetor.

“Dardanët” janë të dytit në tabelë me katër pikë, pesë më pak se Zvicra që është e para. Sllovenia i ka dy pikë në vendin e tretë, teksa Suedia është e fundit me një pikë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Milan kërkon brazilianin Endrick nga Real Madrid

Milan kërkon brazilianin Endrick nga Real Madrid

Mbi 1.7 milionë euro investohen në palestrën sportive në Istog

Mbi 1.7 milionë euro investohen në palestrën sportive në Istog

Haaland është gati të luajë si titullar kundër Real Madridit

Haaland largohet nga City në fund të sezonit

Allegri pranë shkarkimit te Napoli

Allegri pranë shkarkimit te Napoli

Spahiu: Kurti po humb kohë me oferta të vogla, duhet të jetë më aktiv për zgjidhjen e krizës

Spahiu: Kurti po humb kohë me oferta të vogla, duhet të jetë më aktiv për zgjidhjen e krizës

“Info Nata”- 10.09.2026

“Info Nata”- 10.09.2026

Aksidentohet autobusi turistik në Zvicër, raportohet për disa të vdekur

Aksidentohet autobusi turistik në Zvicër, raportohet për disa të vdekur

Haziri:LDK-ja e voton me vota të plota një kandidat politik të saj për president

Haziri:LDK-ja e voton me vota të plota një kandidat politik të saj për president

Haziri për rikthimin e Osmanit në LDK: Partia tregoi tolerancë dhe mirëkuptim

Haziri për rikthimin e Osmanit në LDK: Partia tregoi tolerancë dhe mirëkuptim

​“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Istog, në pritje të lirisë për çlirimtarët

​“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Istog, në pritje të lirisë për çlirimtarët

Tre të arrestuar në Prishtinë, dyshohen për drogë, armëmbajtje dhe manipulim të provave

Tre të arrestuar në Prishtinë, dyshohen për drogë, armëmbajtje dhe manipulim të provave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën